EMRI & FOTO GALERI/ Afrika e Jugut me konsull në Shqipëri

EMRI & FOTO GALERI/ Afrika e Jugut me konsull në Shqipëri

228
0
Shares

Zenel Hoxha është konsulli i Afrikës së Jugut në Shqipëri. Sot pas takimit me Ambasadoren e Republikës Afrikës Jugut në Romë, Nomatemba Tambo (është e bija e Oliver Tambo- një nga udhëheqësit e luftës kundër aparteidit), Hoxha zyrtarisht do të përfaqësoj Republikën e Afrikës Jugut në Shqipëri.
Pas këtij takimi vetë Hoxha shkruan në rrjetin e tij social “Facebook” se, “Ishte privilegj dhe kënaqësi e jashtëzakonshme për mua të ftohesha sot në Ambasadën e Afrikës së Jugut në Romë, Itali, për t’u pajisur me Vulën Zyrtare dhe të gjitha Kredencialet e nevojshme për të përfaqësuar një vend të madh, siç është Afrika e Jugut; si Konsull Nderi i saj në Republikën e Shqipërisë. Ambasada e Republikës së Afrikës së Jugut nën kujdesin e veçantë të Ambasadores, Shkëlqesisë së Saj Nomatemba Tambo, e organizoi këtë ceremoni që të përkojë me njërën prej konferencave më të rëndësishme për promovimin e Afrikës së Jugut në Europë: ‘Investo në Republikën e Afrikës se Jugut’. Pak më vonë unë do t’u drejtohem me një fjalim delegatëve nga e gjithë bota që janë mbledhur në Romë për të marrë pjesë në këtë aktivitet, qëllimi i të cilit është të paraqesë mundësitë që ofron për kompanitë ndërkombëtare bashkëpunimi me Republikën e Afrikës së Jugut. Zoti Zenel Hoxha, njëkohësisht edhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe.

Kush është Zenel Hoxha?
Zenel Hoxha u lind më 1 shtator, 1958, në Peshkopi. Vendlindja e Zenel Hoxhës është një qytet i vogël i njohur për përdorimin profesional të burimeve natyrore përmes punës së palodhur.
Gjyshi i tij Hasim Hoxha dhe babai i tij Mustafa Hoxha ushtruan një ndikim të jashtëzakonshëm në edukimin dhe aftësitë e tij në jetë, gjithnjë pa e shkëputur vëmendjen nga djaloshi i ri, duke e frymëzuar me rëndësinë që ka arsimimi i duhur.
Në vjeshtën e vitit 1973, në moshën 14 vjeçare Hoxha vijon shkollën në kryeqytet, Tiranë. Programi i shkollës “Harry Fulz”ishte hartuar për të pajisur nxënësit me aftësitë më të mira në fushën e teknologjisë, nga profesorë të diplomuar në Universitetet më cilësore në mbarë botën. Ndikimi i tyre tek i riu Zenel Hoxha do të shfaqej shumë vite më vonë, teksa në atë moshë, ai kuptoi gabimet e shumta të sistemit komunist.
Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1977, Hoxha kreu një vit përvojë pune e detyrueshme nga qeveria e asaj kohe . Ai ka punuar në degën e Bankës Kombëtare për rajonin në moshën 18 vjeç, dhe falë pastërtisë së tij në punë, brenda pak muajsh u promovua drejtor i degës.
Zeneli më pas arriti të regjistrohej në Universitetin Politeknik të Tiranës për të studiuar ne Fakultetin e Gjeologjisës dhe te Minierave. Ai ishte një zë i fuqishëm në mbështetje të studentëve të universitetit. Në vitin 1981 u zgjodh si drejtues i Unionit të studentëve të Universitetit të Tiranës.
Në vitin 1981 regjistrohet edhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, duke u diplomuar në degën e Gjeodezisë, si edhe atë të Minierave.
Pas diplomimit nga Universiteti i Tiranës, Zenel Hoxha emërohet si drejtues i kantierit të bonifikimit në Gramsh. Ai së bashku me punonjësit, kolegët e tij përfundoj cilësisht dhe në kohë rekord projektet për mbrojtjen nga përmbytjet e lumit Devoll ne Bërsnik, Gramsh.
Ai përjetoi drejtpërsëdrejti varfërinë ekstreme dhe persekucionin e popullit të zonës e më gjerë, të shkaktuar nga regjimi i egër komunist. Zeneli me një kurajo të jashtëzakonshme mbështeste disa familje të internuara nga Tirana në Gramsh.
Zenel Hoxha përfundoi zbatimin e projekteve bonifikuese në Gramsh një vit para afatit, bazuar në aftësitë dhe arritjet e tij ai transferohet në ISPVKU ( Instituti i Projektimit të Veprave Ujitëse) në Tiranë. Puna në Institut, i dha mundësinë të vizitonte shumicën e zonave të Shqipërisë në disa prej terreneve më të ashpra dhe me varfëri të skajshme, duke forcuar tek ai bindjen se kishte ardhur koha për ndryshime te mëdha në Shqipëri, sidomos pas erës së përmbysjeve të mëdha në vendet e Europës lindore.
Në vitin 1989 Zenel Hoxha, bashkë me një grup prej 32 inxhinierësh të Gjeodezisë, themeluan të parën Organizatë Jo-Qeveritare të pavarur, si provë për të sfiduar kontrollin e shtetit. Vetëm disa muaj më vonë pra në 9 Dhjetor të vitit 1990, Zenel Hoxha mbështet dhe i bashkohet Lëvizjes Studentore antikomuniste duke dhënë një kontribut te spikatur sidomos në momentin kritik të përplasjes së studentëve me policinë ku dhjetëra studentë u arrestuan së bashku me zotin Hoxha, atëherë banor i Qytetit Studenti dhe pedagog i jashtëm i universitetit.
Zenel Hoxha së bashku me studentë pro aktiv të lëvizjes ishin frymëzues, drejtues te lëvizjes, duke i dhënë përfundimisht orientim politik asaj lëvizje madhështore historike për të ardhmen e Shqipërisë. Lëvizja Studentore e nisur që në javën e parë të Dhjetorit 1990 nuk mbeti thjeshtë një ‘lëvizje për kushte më të mira të jetesës së studentëve” siç dëshironte ta konsideronin zyrtarët burokratë të regjimit komunist.
Zenel Hoxha fitoi besimin e studentëve që në momentet e pare të bashkimit me studentët protestues, të Liceu Artistik i Tiranës në mëngjesin e datës 9 Dhjetor. Aty ai së bashku me studentët trima u ndeshën heroikisht me forcat policore ushtarake të armatosura edhe me autoblinda. Ai ka kontribuar shumë në themelimin e partisë së parë opozitare Partia Demokratike e Shqipërisë dhe është një nga anëtarët e Komisionit Nismëtar të PD (15) të cilët udhëhoqën popullin për përmbysjen e regjimit të egër komunist. Ai është drejtuesi i parë i degës së Partisë Demokratike të Tiranës.
Zoti Hoxha pas vitit 1992 vendosi të jetë i pavarur si biznesmen. Ndërkohë që vazhdonte biznesin e tij të suksesshëm, një vit më vonë, në mars të vitit 1993, me iniciativën e një grupi biznesmenësh të suksesshëm e zgjedhin unanimisht Sekretar i Përgjithshëm të Dhomës Tregtisë dhe Industrisë të Republikës të Shqipërisë dhe pas tre muajsh- korrik 1993 zgjidhet unanimisht si President i Dhomës të Shqipërisë.
Zenel Hoxha është ideatori, themeluesi i Dhomës moderne të Tregtisë të Shqipërisë. Ai është hartuesi i ligjit të parë bashkëkohor të Dhomave të Tregtisë. Ai udhëhoqi ngritjen e Dhomave në çdo qytet të Shqipërisë. Zenel Hoxha me ekipin e tij bënë të mundur anëtarësimin e Dhomës Tregtisë të Shqipërisë në Dhomën Botërore të Tregtisë me qendër në Paris(ICC).
Në maj të vitit 1994 vendoset në Londër. Në vitin 1995, kurorëzoi martesën me Silvana Hoxhën. U kthye në Shqipëri në vitin 2001, pasi pati jetuar në Britaninë e Madhe për shtatë vjet. Në Londër, Hoxha ndoqi studime të ndryshme në Gjuhësi, Politikë dhe Ekonomi. Ai motivoi edhe komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, për të marrë një rol më aktiv. Hoxha drejtoi të parin Komitetin të Krizës së Kosovës, duke lobuar në mbështetje të të Drejtave të Njeriut dhe Pavarësisë së Kosovës. Komiteti ka dhënë edhe mbështetje financiare për shqiptarët nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999. Zenel Hoxha është themelues dhe President i Dhomës Shqiptare-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, me qëllimin për të mbështetur kompanitë britanike dhe ndërkombëtare në Shqipëri dhe për të rritur shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Shumë shpejt kuptoi se Dhoma duhej të ofronte shumë me tepër shërbime dhe mbështetje për të kompensuar mungesën e ekspertizës në vend, tipike e një vendi post-komunist, si Shqipëria.
Në vitin 2009, Hoxha themeloi English Speaking Union në Shqipëri duke integruar Shqipërinë me rrjetin e botës anglo-saksone dhe duke e drejtuar atë drejt shpalljes së gjuhës angleze si gjuhën e dytë zyrtare në Shqipëri. Që atëherë, Hoxha është një personalitet i shquar i cili krijon trende në hartimin e politikave, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar vizion të guximshëm në ecurinë përpara të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY