Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Arratisja e 3 ish-drejtuesve të policisë, lëvizjet e fundit jashtë vendit janë bërë në tetor-nëntor…

27/11/2017
“Po shef”…, kështu “nderojnë” policët Shullazin, Balilin dhe Habilajt…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës, tashmë të shpallur në kërkim, kanë qenë nën hetim, që prej ditëve të fundit të muajit tetor, si të dyshuar për implikim në veprimtarinë e grupit “Habilaj”. Kështu raporton ‘Panorama’, teksa nënvizohet se gjatë kësaj kohe, për një periudhë afro njëmujore, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, janë mbajtur nën vëzhgim në distancë dhe çdo lëvizje e tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë ka qenë e kontrolluar. Burime nga policia kanë thënë thanë se lëvizjet e fundit jashtë Shqipërisë së tre ish-zyrtarëve, që aktualisht janë në kërkim, kanë ndodhur gjatë muajit tetor dhe nëntor. Por ata ishin kthyer vetëm pak ditë para se të firmoseshin urdhërarrestet për ta. Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se i pari që është larguar nga vendi, ka qenë Sokol Bode, ish-shefi i Postës Kufitare Dhërmi, i cili më 29 gusht ka udhëtuar me makinën e tij me targë AA 808 OB, në drejtim të Malit të Zi, duke kaluar kufirin në Muriqan. Më vonë, më 9 nëntor, ishdrejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ka fluturuar nga Aeroporti i Rinasit në drejtim të Milanos, Itali. Ndërsa ish-vartësi i tij, Gjergji Kohila, që deri në maj mbante detyrën e shefit të Krimit të Organizuar në Vlorë, ka udhëtuar më 18 nëntor drejt Greqisë. Ai ka dalë me mjetin e tij, me targë AA 911 JE, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në Kakavijë. Megjithatë, ata rezultojnë të jenë kthyer sërish në Shqipëri dhe në momentin që janë lëshuar urdhrat e arrestit e të ndalimit, ata ndodheshin në Tiranë.
Kërkimi
Urdhërndalimet janë nxjerrë për Jaeld Çelën, ishdrejtor i Policisë së Vlorës dhe Gjergji Kohilën, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë. Çela është i dyshuar për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Trafikim të narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal. Gjithashtu, edhe Kohila është i dyshuar për “Kultivim të narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Ndërsa për Sokol Boden, ish-shefin e Postës Kufitare Dhërmi, ka një vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda në mungesë për masën e sigurisë “arrest në burg”, me akuzat “Kultivim të narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Urdhërndalimet dhe vendimet e Gjykatës mbajnë datën 21 nëntor 2017, ndërsa u janë dorëzuar Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të nesërmen, më datë 22 nëntor, në orën 10:30. Sapo është vënë në dijeni për vendimet, SHÇ- BA ka organizuar punën dhe ndarë detyrat për zbatimin e tyre konform Kodit të Procedurës Penale. Të gjitha veprimet procedurale nga SHÇBA, pas njohjes me aktet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Gjykatës, janë drejtuar nga prokurorët e çështjes dhe drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda, për ndjekjen e hapave proceduralë sipas radhës së veprimeve në interes të hetimit. Nga kontrolli në banesa dhe disa ambiente, janë sekuestruar prova materiale, të konstatuara si me vlerë për hetimet e mëtejshme dhe i janë dërguar zyrtarisht Prokurorisë për Krimet e Rënda. /Panorama/

Tags: arratisja e 3 ish-zyrtarevedatat e daljes jashte shtetitne tetor-nentor ne Tirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.