VIDEO/ I rrezikshmi i Vlorës kapet në kafe te “Astiri”, ka plagosur...

VIDEO/ I rrezikshmi i Vlorës kapet në kafe te “Astiri”, ka plagosur tre persona

284
0
Shares

Policia ka arrestuar mesditën e sotme një 32-vjeçar të shpallur në kërkim, për ”vrasje me dashje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, si edhe për disa vepra të tjera penale. Sipas uniformave blu, operacioni për kapjen e tij ështëzhvilluar mbi bazën e informacioneve të siguruara nga qytetarët. 32 vjeçari Blendo (Edison) Alikaj është arrestuar në një lokal pranë vendit të quajtur ”unaza e re” në Astir, Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Policia kap 32-vjeçarin e shpallur në kërkim, për ”Vrasje me dashje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, si edhe i dyshuar për disa vepra të tjera penale !
Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit, pas një pune dhe hetimi intensiv për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme dhe në tre banesa në Tiranë e Vlorë, ku dyshohej se mund të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim. Mbi bazen e informacioneve të siguruara nga qytetarët është lokalizuar vendodhja e tij në një lokal pranë vendit të quajtur ”unaza e re” në Astir, Tiranë.
Si rezultat i ndërhyrjes profesionale të Policisë është kapur dhe ndaluar shtetasi : B. A, 32 vjeç, banues në Vlorë.
Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën ”Arrest me burg”, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në qytetin e Vlorës më datë 04.01.2017, në lagjen ‘’Hajro Çakërri’’, pranë Poliklinikës, ku ka qëlluar me armë zjarri automatik, për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 79/ dh e 22 si edhe 278 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga banesat në Vlorë janë gjetur dhe sekuestruar 3 fishek pistolete, 1 pal dorashka të zeza dhe 1 kapuç-maskë. Gjithashtu në përfundim të veprimeve hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar si autor i dyshuar në ngjarjet e ndodhura më parë dhe konkretisht: Më datë 03.11.2016, në lagjen ”Isa Boletini” tek lulishtja e Kalit të Trojës, sëbashku me një tjetër shtetas dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik. Më datë 18.05.2017, në vendin e quajtur ”Jonufër” sëbashku me tre shtetas të tjerë dyshohet se ka shtërnguar me anë të kanosjes dhe dhunës një tjetër shtetas për dhënien e një shume të caktuar lekësh. Shtetasi B.A është shtetas me precedentë penal si edhe i dënuar më parë lidhur me disa vepra të ndryshme penale të ndodhura në Vlorë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.

 

VlorëKapet i kërkuari për disa vepra penale !Policia kap 32-vjeçarin e shpallur në kërkim, për ''Vrasje me dashje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë'', si edhe i dyshuar për disa vepra të tjera penale !Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit, pas një pune dhe hetimi intensiv për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme dhe në tre banesa në Tiranë e Vlorë, ku dyshohej se mund të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim. Mbi bazen e informacioneve të siguruara nga qytetarët është lokalizuar vendodhja e tij në një lokal pranë vendit të quajtur ''unaza e re'' në Astir, Tiranë.Si rezultat i ndërhyrjes profesionale të Policisë është kapur dhe ndaluar shtetasi :B. A, 32 vjeç, banues në Vlorë.Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën ''Arrest me burg'', pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në qytetin e Vlorës më datë 04.01.2017, në lagjen ‘’Hajro Çakërri’’, pranë Poliklinikës, ku ka qëlluar me armë zjarri automatik, për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 79/ dh e 22 si edhe 278 të Kodit Penal.Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga banesat në Vlorë janë gjetur dhe sekuestruar 3 fishek pistolete, 1 pal dorashka të zeza dhe 1 kapuç-maskë.Gjithashtu në përfundim të veprimeve hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar si autor i dyshuar në ngjarjet e ndodhura më parë dhe konkretisht:Më datë 03.11.2016, në lagjen ''Isa Boletini'' tek lulishtja e Kalit të Trojës, sëbashku me një tjetër shtetas dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik.Më datë 18.05.2017, në vendin e quajtur ''Jonufër'' sëbashku me tre shtetas të tjerë dyshohet se ka shtërnguar me anë të kanosjes dhe dhunës një tjetër shtetas për dhënien e një shume të caktuar lekësh.Shtetasi B.A është shtetas me precedentë penal si edhe i dënuar më parë lidhur me disa vepra të ndryshme penale të ndodhura në Vlorë.Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.

Publié par Policia e Shtetit sur dimanche 26 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY