Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ “Gratë janë viktimë e landfilleve të vdekjes”, PD me rezolutë të ashpër: STOP amnistive për dhunën dhe krimin në familje

26/11/2017
Tiranë, vajza 14-vjeçare denoncon babanë për dhunë, prangoset 47-vjeçari
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dhuna në familjet shqiptare është kthyer në një problemtatikë serioze, e cila nuk po merr zgjidhje. I ndikuar nga kushtet e vështira ekonomike, varfëria e papunësia, ky fenomen ka bërë që dhjetëra gra e vajza të keqtrajtohen e të ndihen të pasigurta për jetën e tyre. Teksa problemi ka marrë përmasa masive, Partia Demokratike nëpërmjet deputetes Albana Vokshi ka paraqitur një rezolutë kundër dhunës në familje. Mes firmëtarëve për marrjen e masave urgjente në këtë drejtim është edhe kryeopozitari Lulzim Basha. “Qeveria dhe pushteti vendor kanë dështuar të marrin masat e duhura dhe të nevojshme, për reduktimin dhe parandalimin e dhunës në familje, si dhe për bashkrendimin e punës midis tyre për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Qeveria s’ka ndertuar asnjë mekanizëm efikas për parandalimin e dhunës në familje”, theksohet me shqetësim në këtë rezolutë.

Postimi i Albana Vokshit:
25 Nëntor – 10 dhjetor, janë Ditët Ndërkombëtare të‎ sensibilizimit Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave‎. Këto janë ditë‎t që duhet të‎ shërbejnë‎ për të ftuar cdo vajzë, çdo grua të ngrejë‎ zërin në mbrojtje të të drejtave të tyre!! Këto, janë ditët kur ne nuk duhet të heshtim!! Këto janë ditët për të reaguar njëzëri kundër dhunës qeveritare, që fillon nga Kryeministri edhe përhapet si epidemi në të gjitha format e saj në cdo institucion!!! Varfëria e ulur këmbëkryq në gjysmën e popullsisë, papunësia e lartë, mungesa e aksesit në shërbime sociale, shëndetësore dhe arsim, mungesa e mundësive dhe shpresës, ka lënë si alternativa të vetme për gratë e vajzat shqiptare azilimin, trafikimin ose shfrytëzimin në landfillet e vdekjes… Me propagandë, Qeveria po tenton të mbulojë dështimin spektakolar të saj për të mbrojtur gratë e fëmijët, pa kërkuar ndjesë se në 4 vite qeverisje nuk arritën të mbrojnë asnjë viktimë të dhunës në familje, një prej tyre edhe gjykatëse ! Zyra e Ndihmës Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë po bën një dekadë nga krijimi, por në Qeverinë Rama, mbrojtje ligjore nuk ju sigurohet grave viktima të dhunës por abuzuesve me pushtetin, të korruptuarve, trafikantëve…. Qeveria ka dështuar të mbrojë fëmijët dhe gratë që trafikohen dhe shfrytëzohen prej 5 vitesh në fushat me kanabis dhe në landfillet e plehrave. Qeveria ka dështuar të bëjë të funksionojë Mekanizmin për Mbrojtjen e grave nga dhuna, sepse Policinë dhe institucionet I vuri në shërbim të trafikut të drogës dhe bandave kriminale. Kabinetet gjinore në qeveri janë propagandë dhe jo angazhim për të zbatuar konventat për të Drejtat e Grave. Në kuadër të Ditëve Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj grave, Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë I është bashkangjitur Axhendës Kundër Dhunës të Forumit të Grave të Partisë Populore Europiane (EPP Ëomen). Partia Demokratike dhe LDGSH kanë hartuar një Rezolutë kundër Dhunës në Familje duke e depozituar atë zyrtarisht në Kuvend duke kërkuar mocion me debat. Mes firmetareve per marrjen e masave urgjente edhe Kryetari i PD Lulzim Basha
Rezoluta e PD kërkon:
– Mbikëqyrje e fortë parlamentare dhe trajtim të denoncimeve për dhunën në familje;
– Brenda 15 diteve Kuvendi krijon Komision te Posacëm për trajtimin ligjor të fenomenit;
– Brenda 60 ditëve qeveria të bëjë analizen, të paraqesë të dhënat, të krijojë rregjistrin kombëtar për dhunën në familje;
– Përcaktim me ligj të një strukture të vetme përgjegjëse me qëllim parandalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së vimtimave;
– Përjashtim me ligj nga amnistia dhe nga rrethanat lehtësuese gjatë gjykimit për krimet në familje;
– Rishikim për masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje për moslejimin e bashkëjetesës në një mjedis të dhunuesit dhe viktimës;
– ‎Rishikimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimës dhe vënien në dispozicion të mjeteve të nevojshme për rastet e rrezikut për jetën, duke mirëpërcaktuar detyrimet e Policisë së Shtetit, përcaktimin e personave përgjegjës që marrin përsipër të mbajnë nën kontroll dhunuesin, si dhe aplikimin gjerësisht të mbikëqyrjes elektronike për rastin e dhunuesve brenda familjes
Këto, janë ditë reflektimi për gratë dhe vajzat për të shtuar aktivizimin në mbrojtje të të drejtave të tyre, familjes dhe femijeve të tyre.

Tags: Albana vokshiDhuna ne familjegrate viktimarezolute e PDstop amnistive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.