Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Alarmi i OKB: Për përdorimin e kokainës Shqipëria mban vendin e parë në botë

26/11/2017
FOTO GALERI/ Alarmi i OKB: Për përdorimin e kokainës Shqipëria mban vendin e parë në botë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërsa debati publik fokusohet mbi Shqipërinë si vend prodhimi kanabisi ose si tranzit kokaine dhe heroine, askush nuk është marrë me faktin shqetësues se sa drogë konsumohet në vend. Kështu, sipas Shqiptarja.com, në mënyrë krejt të papritur zbulohet nga një raport i Kombeve të Bashkuara se Shqipëria mban vendin e parë në botë për konsumimin e kokainës. Raporti është bërë nga Agjencia kundër Drogës dhe Krimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sipas këtij raporti, i cili bazohet në të dhënat e vitit 2014 e rendit Shqipërinë në vend të parë me 2. 5 për qind të popullsisë që e konsumojnë. Ky raport bazohet në anketimet që i janë bërë personave të grupmoshës nga 15 deri në 64 vjeç. Në hartën me të dhëna e publikuar nga Kombet e Bashkuara, rezulton se Shqipëria ka lënë pas vende tepër të zhvilluar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 2.3 për qind të popullsisë konsumuese apo Britaninë e Madhe që renditet në vendin e tretë. Edhe pse konsiderohet si një ndër drogat më të shtrenjta, kjo nuk i ka penguar shqiptarët që të jenë konsumuesit më të mëdhenj në kokainës në botë. Në raport theksohet gjithashtu se janë persona në moshë të rritur përdoruesit më të mëdhenj të kokainës, ndërsa të rinjtë më pak. Shifrat janë të krahasuara edhe me të dhënat qeveritare të vitit 2006, ku në Shqipëri rezultonin përdorues të kokainës vetëm 0.78 për qind e popullsisë dhe brenda 8 viteve numri i përdoruesve është katërfishuar. Në anketimin që i është bërë grupmoshave nga 15 deri në 16 vjeç, rezultojnë përdorues 3 për qind e të anketuarve, shifër kjo disa herë më e vogël se e shumë vendeve të tjera në Europë apo më gjerë. Gjithashtu kjo grupmoshë është e prirur drejt drogave sintetike dhe më te lira si kraku por që është njëkohësisht edhe më e dëmshme. Nëse për kokainën Shqipëria është në vend të parë, e kundërta ndodh për përdorimin e kanabisit. Edhe pse konsiderohemi një vend prodhues dhe kjo drogë është e përhapur gjerësisht, shqiptarët nuk janë ndër konsumuesit më të mëdhenj. Për përdorimin e kanabisit Shqipëria ka një prevalencë prej 5.6, që është përgjithësisht më e ulët se një pjesë e madhe e vendeve të Europës Perëndimore, por më e larta në rajon. Rekordin në Europë e mban Çekia me 11.4%, e ndjekur nga Franca me 11.1%, Italia dhe Spanja me 9.2%, Holanda me 8%. Në botë, përdoruesit më të mëdhenj të hashashit janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me prevalencë vjetore 16.5% dhe Kanadaja me 14.3%. Në raportin e Kombeve të Bashkuara janë pasqyruar edhe të dhëna sa i përket luftës së qeverisë kundër drogës. Bie në sy që vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të sasisë së drogës që është kapur. Për vitin 2014 raportohet se janë sekuestruar 6870 kilogram, 26. 4 kilogram kokainë dhe 55. 3 kilogram heroinë. Ndërkohe në viti para 2013 sekuestrimet e drogës kanë qenë të papërfillshme. /Shqiptarja.com/

Tags: perdorimi i kokainesraporti i OKBshqiperiavendi i pare ne bote

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.