Gjatë aksionit të nisur për pastrimin e qyteteve, nga Ura e Dajlanit, Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar lidhur me përgjimet e EULEX që e lidhin atë me një grup trafikantësh droge nga Kosova. Ai u përgjigj edhe për akuzat e lëshuara në drejtim të tij nga opozita, duke thënë se janë vetëm thashetheme dhe se emri i tij nuk është i përfshirë në asgjë.”Nuk ka asnjë gjë të vërtetë nga çfarë thuhet për mua. Opozita kërkon të baltosë punën tonë dhe do të pengojë objektivat tona. Une e kam thënë edhe në reagimin tim në Facebook se nuk me trembin këto thashetheme. Dua t’u shërbej me devotshmëri atyre që kanë besuar tek mua”, tha Dako.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/