Greqi, frikë për arratisje nga burgu Koridhalos, të rinjtë shqiptarë alarmojnë policinë

Greqi, frikë për arratisje nga burgu Koridhalos, të rinjtë shqiptarë alarmojnë policinë

408
0
Shares

Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin e dy të rinjve shqiptarë, të cilët dyshohet se po planifikojnë arratisje nga burgu i Koridhalos.
Sipas mediave greke, dy shqiptarët janë parë duke filmuar dhe fotografuar hyrjen e burgut mbrëmjen e së enjtes. Më pas u larguan në drejtim të paditur. Ky veprim i tyre ka ngritur shqetësimin tek autoritetet greke se ndoshta ata mund të jenë duke planifikuar një arratisje të të burgosurve shqiptarë në Koridhalo.
Dy të rinjtë janë të moshës 18-20 vjeç dhe sipas informacioneve sapo kishin mbërritur me autobus nga Shqipëria. Ata shkuan direkt jashtë burgut të Koridhalos. Kurse një tjetër informacion i mediave greke sugjeron se dy shqiptarët po qëndrojnë në Athinë në zonën e Metaksurgio.
Policia ka nisur hetimet për këtë rast dhe po e shqyrton me kujdes. Kujtojmë se në Koridhalo po vuajnë dënimin 3 shqiptarë të rrezikshëm që muajin e kaluar porositën vrasjen e avokatit të njohur grek Mixalis Zafeiropoulos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY