Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Eksperti gjerman: Qeveria shqiptare investimet më të mëdha aty ku ka më pak prioritet

24/11/2017
Eksperti gjerman: Qeveria shqiptare investimet më të mëdha aty ku ka më pak prioritet
Share on FacebookShare on Whatsapp
Vendgrumbullime mbetjesh pa leje mjedisore, djegie mbeturinash, hedhje mbetjesh spitalore buzë lumejve. Keqmenaxhimi i mbetjeve të ngurta është një ndër faktorët kryesorë të ndotjes në Shqipëri.

Prej fundit të vitit 2016 qeveria gjermane po e ndihmon qeverinë shqiptare për ndërtimin e një strategjie për mbetjet e ngurta. Këshillimet bëhen përmes Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Hermann Plumm, drejtor i projektit pranë GIZ-it, thotë, se e sheh me pozitivitet rritjen e vëmendjes nga organizatat jofitimprurëse, qytetarët dhe qeveria shqiptare. Qeveria shqiptare ka vendosur të investojë për herë të parë një shumë shumë të madhe parash, rreth 200 milionë euro, që do të përdoren në dhënien e koncesioneve për ndërtimin dhe funksionimin e incerenatorve. Nga ana tjetër, sipas Plumm, është e nevojshme të ndërtohen landfille më moderne për mbetjet inerte, ato urbane dhe përmirësim të sistemit të grumbullimit.

Mungesë e theksuar ndërgjegjeje për mjedisin
Sipas Plumm “mbi të gjitha është e nevojshme të nisë diferencimi i mbetjeve që në shtëpi. Gjë e cila faktikisht kërkohet nga ligji që qytetet e vogla ta realizojnë deri në vitin 2018 dhe qytetet e mëdha duhet ta kishin realizuar deri në fund të vitit 2016, por asnjë qytet nuk po e bën këtë gjë. Dhe një problem tjetër është që shumë njerëz kanë një mungesë të theksuar ndërgjegjësimi për mjedisin. Ne shohim njerëzit që kanë vese të të hedhurit mbeturina nga makinat ose nga shtëpitë e tyre, të cilat përfundojnë në rrugë dhe askush nuk thotë: edhe unë jam pjesë e këtij problemi, edhe unë jam përgjegjës për zonat publike”.

Qeveria nuk ka qasje sitematike për problemin e mbeturinave
A po ndjek qeveria shqiptare strategjinë e duhur në menaxhimin e mbetjeve në territorin shqiptar? Sipas Plumm “nuk ka një qasje sistematike për këtë problem. Nga njëra anë kemi investime të mëdha që vijnë nga qeveria dhe nga ana tjetër ka qytete si Kamza, Rrogozhina, Lushnja që lexon në shtyp se njerëzit protestojnë kundër hedhjeve të mbeturinave pa kriter, që njerëzit djegin mbeturinat, madje duket se edhe grumbulluesit e autorizuar nga bashkitë hedhin mbetjet në lumenj ose skandalet me mbetjet spitalore që kemi pasur së fundmi.”
Në pikëpyetje është në këtë mes sistemi monitorues, sepse kompanitë që janë të licencuara nuk po i trajtojnë mbetjet toksike në mënyrën që ato duhet të trajtohen, por i hedhin buzë lumenjve.
“Kjo është një shenjë shumë e keqe. Unë mendoj se qasja e qeverisë duhet të përqendrohet dhe të jetë më sistematike për të krijuar një sistem nga a-zh dhe jo një sistem që zgjidh diçka këtu dhe në anën tjetër ku nuk po ndodh asgjë.
Në shumë bashki për shembull ka nevojë urgjente për gjëra elementare, ndërkohë që ne flasim për incerenatorët. Por në një sistem ku nuk ekziston diferencimi fillestar i mbetjeve inceneratorët nuk mund të punojnë kurrë në mënyre ekonomike”, thotë për DW, Hermann Plumm.

Investimet më të mëdha shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet
Po cila është zgjidhja e duhur për të pasur një mjedis sa më të pastër? Sipas Hermann Plumm incenrimi, që kthen mbetjet në energji, është zgjidhja e fundit. “Para së gjithash duhet të reduktojmë nivelin e mbetjeve, pastaj vjen ripërdorimi, pastaj riciklimi dhe në fund të gjithë mundësive, në fund të kësaj hierarkie, vjen incenrimi, që kthen mbetjet në energji. Ne si GIZ dhe shumë donatorë të tjerë në Shqipëri do të dëshironim të mbështesnin qeverinë dhe bashkitë që të krijojnë një sistem që fillon nga fillimi dhe jo nga fundi i hierariksë. Dhe ky është ligj në Shqipëri. Strategjia ekzistuese mbi mbetjet e ngurta në Shqipëri parashikon këtë hierarki, që do të thotë prioritet. Por fatkeqësisht më duhet të them që investimet më të mëdha po shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet”. DW

Tags: investimetjoprioritareqeveria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.