“Bomba” e ish-drejtuesit të policisë: Shteti ka ndihmuar 3 ish-zyrtarët që të...

“Bomba” e ish-drejtuesit të policisë: Shteti ka ndihmuar 3 ish-zyrtarët që të largohen jashtë vendit, urdhër-arrestet nuk do ekzekutohen

311
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda prej mbrëmjes së djeshme ka shapllur tre urdhër-arreste për Jaeld Çelën, Sokol Boden dhe Gjergji Kohilën, që janë ish-drejtues të lartë të policisë në rrethe, por deri më tani nuk asnjë rezultat konkret nga operacioni për kapjen e tyre dhe dyshohet se janë arratisur jashtë vendit. Pas denoncimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD, Lulzim Basha për marrje në mbrojtje të tyre nga kryeministri Edi Rama, një deklaratë bombë ka dhënë nga studio e Fax Neës, Arjan Hoxha, ish-drejtues i lartë policies. Hoxha ka deklaruar se 3 urdhër- arrestet e lëshuara ndaj shefave të policisë nuk kanë për t’u ekzekutuar asnjëherë pasi ata janë ndihmuar nga vetë shteti për të dalë jashtë vendit. “Kanë lejuar edhe trafikimin e drogave të rënda siç është heroina kokainë dhe trafikimin e armëve. Mes tyre ka edhe policisë që janë përjashtuar nga detyra. Pa vendim të gjykatës nuk mund të fajësohen ata. Kemi të bëjmë me një krim ndërkombëtar. I kemi denoncuar gjithmonë si të lidhur me krimin. Tahiri hoqi nga puna pa të drejtë gjithë ata punonjës policie dhe ata fituan të drejtën me gjykatë dhe ai ripranoj këta punonjës. Ish ministri bëri veprime në kundërshtim me ligjin. Pra është shkelja më flagrante në burimet njerëzore. Pra qëllimi ishte për ta bërë vendim në këtë gjendje që është sot. Si mund të thuhet se unë nuk ka adresat e këtyre personave ku unë u kam pasur në vëzhgim? Në analizën time policia ka funksionuar si një grup i strukturuar kriminal. Pa bekimin e drejtuesve dhe ministrit nuk mund të mbillej vendi i gjithë me drogë. Nga 1 mijë punonjës ti si ministër do të merresh vesh njëherë se ka drogë në vend se po mbillet për shembull në Shkodër. Ky vend ka më shumë parcela me drogë. Me aq përvojë sa kam unë ato urdhër-arreste nuk do të ekzekutohen pasi një oficer nuk mund të largohet pa lejen e drejtorit. Janë të ndihmuar për t’u larguar nga vendi dhe për të shpëtuar nga ky aktivitet kombëtar që është ai i kultivimit të drogës në vend”, u shpreh Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY