Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Ja akuzat që rëndojnë për zyrtarët e lartë të Policisë , që pritet të arrestohen

22/11/2017
RAPORTI SEKRET/ Dy baxhanakët e drogës, drejtorë policie

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Në vazhdim të hetimeve që Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke zhvilluar për dosjen e grupit të Habilajve me aktivitet kriminal të përqendruar kryesisht në zonën e Vlorës por edhe disa qytete të tjera kryesisht në vijën bregdetare, Prokuroria e Krimeve të Rënda sot ka firmosur tre urdhër arreste për ish-drejtues dhe drejtues të policisë së shtetit.
Ata janë Gjergj Kohila, Sokol Bode dhe Jaeld Cela.
Bode është ish-shefi i postës së Dhërmiut që akuzohet për mosveprim në lidhje me ngarkesat që niseshin nga Vlora në drejtim të Italisë për llogari të grupit Habilaj.
Është pastaj një ish-zyrtar i policisë në Shkodër dhe një zyrtar i policisë në Tiranë.
Për momentin ata akuzohen vetëm për shpërdorim detyre. Njëri prej tyre është nën hetim por akoma pa akuzë zyrtare për përfshirje direkte në trafikim.
Organi i akuzës i akuzon efektivat e policisë për veprime dhe mosveprime që kanë të bëjnë me aktivitetin kriminal të grupit Habilaj.
Veprimet kanë të bëjnë me orientimin e shërbimeve të policisë që të mos prekin parcelat me kanabis të këtij grupi dhe të mos preken ngarkesat që niseshin nga Vlora, por në dy raste dhe nga Shkodra në drejtim të Italisë.
Ndërsa mosveprimet kanë të bëjnë me faktin se nuk ka pasur referim në prokurori dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit të provave dhe fakteve për aktivitetin kriminal të këtij grupi.
Mësohet se hetimi për këta punonjës policie ka nisur disa kohë më para se në Shqipëri të mbërrinte dhe pastaj të publikohej dosja e prokurorisë së Katanias për grupin Habilaj.
Hetimi ka nisur me një kallëzim të bërë nga SHISH për një numër më të madh akoma punonjësish të policisë që ishin të implikuar në favorizimin e kultivimit të parcelave me kanabis dhe në disa raste edhe përfshirje direkte në trafikim.
Ka një numër të madh të përgjimeve që prokuroria ka në dosje të bisedave që këta punonjës policie kanë pasur me anëtarë e grupit kriminal gjatë aktivitetit të tyre çka dëshmon jo vetëm dijeninë për këtë aktivitet por edhe mosveprimin e tyre për çka edhe sot kërkohet arrestimi.

Tags: AKUZATflete-arresti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.