Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO SKANDAL (e plotë) / Korrupsioni në QSUT – Më lirë të bie “të blesh” sy të rinj, se të operosh perden

21/11/2017
VIDEO SKANDAL (e plotë) / Korrupsioni në QSUT – Më lirë të bie “të blesh” sy të rinj, se të operosh perden
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emisioni “STOP” në TV Klan trajtoi rastin sesi në spitalin francez pranë QSUT-së, po të paguash para nën dorë, hyn në operacion pa radhë e pa asnjë dokument. Por, që kjo të realizohet, duhet përdorur edhe një truk i vogël.  Veç parave, që duhen për mjekë e infermierë, përfaqësuesit e bluzave të bardha, duhet të të klasifikojnë “rast urgjent”. Një i tillë ishte dhe qytetari, që shkoi të hiqte perden e syrit. Pasi bisedoi me infermierin Ylli Cora, e përmes tij edhe me mjeken Eneda Rustemi, qytetari ia doli të kryejë ndërhyrjen dhe “të shpëtojë” nga sikleti i syrit dhe 400 mijë lekëve (të vjetra).

Infermieri– Si je?

Qytetari – Mirë! Si të kam?

Infermieri– Mirë je? Erdhe?

Infermieri–Çfarë do bësh tani?

Qytetari – Me vënë lenten, me heq perden.

Infermieri– Këtë cipën?

Qytetari – Si tjetrin. A e mban mend si bëra tjetrin?

Infermieri– Aaa, është tjetër punë ajo. Flasim ndryshe tani.

Infermieri– Këto i planifikojmë të paktën një javë më përpara. Tani, ne do vemi t’i themi doktoreshës, t’i themi është aty ajo, nesër është e enjte?

Qytetari – Po!

Infermieri– T’i them unë, mbase të bën ndonjë kështu…, urgjencë. Të shtosh ndonjë lek më tepër, pastaj të hapë kartelën, sikur ta bëjmë urgjente, se kështu është më mirë.

Qytetari–Dhe më mirë.

Infermieri– Hajde një herë nesër!

Doktoresha – Të vijë një herë nesër! N.q.s, kemi mundësi të bëjmë nesër, të bëjmë nesër, se ka një rregull të caktuar. Duhet të futesh më përpara në sistem, pastaj.

Doktoresha – Kanë ndryshuar rregullat nga viti tjetër. Cdo ditë bëhen dhe kemi një numër të caktuar në ditë. E para njëherë, duhet të bësh urgjencë nesër. Duhet të jesh te mjeku i urgjencës. E dyta, mund të kalojë numrin e operacioneve dhe unë vetëm nesër, kam shtatë.

Doktoresha – Gjithsesi, ti nesër hajde në 8 gjysëm të mëngjesit njëherë! Po të kemi mundësi, do të fusim. Do të rregullojmë në një…,mënyrë tonën të mundshme.

Infermieri– Ma ler mua, të flas me doktoreshën dhe të shofim, sesi do bëjmë!

Infermieri–Ajo tha: jau ka ndaluar shefi, të bëjnë më shumë se pesë operacione. Ti, përveç që nuk do vish ligjërisht, që duhet të regjistrohesh një javë përpara! Duhet të planifikosh, duhet konfirmimi i shefit, shefi i fut në sistem, e…tyryly tyryly tyryly. Kështu që, ty do të futë direkt në urgjencë pa asnjë dokument fare. Për këtë do ta flasim me doktoreshën.

Qytetari – Duhet të përgatitem?

Infermieri–Këtu treqind mijë bëjmë.

Qytetari – E di!

Infermieri– Dyqind e pesëdhjetë lente. Po ti nuk do marrësh, se do i them kësaj unë, ta merr lenten vetë ajo, të rrish ta blesh farmacive.

Infermieri– Treqind të bëjnë këto një herë, që dhe një kafe kësaj doktoreshës. Për këtë jashtë radhe që po të bën ajo, urgjencë pa dokumente, pa gjë prej gjëje, unë nuk di, ca të them. Po them një katërqind mijë lekëshe, nuk do vish nesër.

Qytetari – Dhe një katërqindëshe plus?

Infermieri– Jo, jo!  Katërqind gjithsej, treqind dhe njëqind për këtë, që do të fusë pa radhë, do t’i thotë shefit, pa sistem, pa letra dhe ta bëjë nesër atje.

Qytetari – Ok!

Qytetari shkon në Spitalin Francez dhe dorëzon paratë.

Takimi II

Qytetari – Si kaluat?

Infermieri– Mirë!

Qytetari – A mundemi, ta bëjmë sot?

Infermieri–Po kështu them unë. Ja, të flasim me atë.

Qytetari – Ta bëjmë dhe pagesën?

Infermieri– Po mirë! Unë fola me xxxx,  i mbyll unë ato.

Infermieri– Mirë atëherë, hajde!

Qytetari – XXXX XXXX

Doktoresha – Sa vjec?

Qytetari – 50!

Doktoresha – Shumë i ri qenke! Pse i ke bërë?

Doktoresha –  Ore, dëgjo doktoreshën! Ke perde, po pse të është vënë? Ke ndonjë sëmundje tjetër?

Qytetari – Nuk shifsha.

Doktoresha – XXXX.. ore, hajde këtu! XXXX qartësohu! Ti ke bërë një perde, nuk është normal për moshën tënde. Shife, sa të moshuar janë këta, që bëjnë perden. Pse e ke bërë?

Ke ndonjë diabet, tension? Ke reumatizëm? Ca ke?

Qytetari – Vetëm m’u errësuan sytë.

Doktoresha – Ok! Shko te mjeku!

Kjo histori do të vazhdojë gjatë…

Lekët vazhdojnë dhe jepen përditë nëpër spitale dhe është një fenomen që rëndon mbi kurrizin e shqiptarëve dhe familjarëve të varfër që nuk kanë mundësi të paguajnë dhe nuk e prekin me dorë.

Tags: Korrupsionoperacion syshqsut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.