Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“KURIER”-i AUSTRIAK/ Çështja Saimir Tahiri ndikon në hapjen e bisedimeve me BE-në

20/11/2017
FOTO/ Prokurorët mbërrijnë për kontroll në shtëpinë e Saimir Tahirit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazeta e njohur austriake, “Kurier”, në një shkrim të sajin thekson se zbardhja e ngjarjeve ku është përfshirë Saimir Tahiri mund të bëhet një çështje vendimtare model në Shqipëri.
Duke iu referuar mediave shqiptare, “Kurier” shkruan se Tahiri është zhdukur prej pak kohësh. (botim i djeshëm, para se Tahiri të kthehej nga Gjermania)
“Kur një sipërmarrës shqiptar u ndalua nga policia për shkak se po i jepte makinës me shpejtësi, dhe në fuoristradën e tij u gjetën 800 mijë euro kesh dhe dy patenta anijesh të ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, gjërat për ish-zyrtarin e qeverisë shqiptare u errësuan shumë. Sidomos për shkak se emri i tij kishte dalë një muaj më parë në lidhje me arrestimin e një bosi shqiptar të drogës në Itali: Si ministër i Brendshëm i qeverisë socialiste, Saimir Tahiri është përlyer disa herë, dëgjohet në bisedat telefonike të përgjuara të shefit të fuqishëm të drogës”.
“Kurier” thekson se llogaritë e Saimir Tahirit, por edhe gruas, prindërve, si dhe kushërinjve të largët po kontrollohen.
“Kurier” përshkruan panoramën politike të vendit, në një kohë kur pritet hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE, në pranverë.
Gazeta mbështetet te deklaratat e Romana Vlahutin kur shkruan se pa zbatuar reformën në drejtësi, për Shqipërinë nuk ka bisedime për anëtarësim.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të vazhdojë.
“Kurieri” vjenez raporton se Tahiri mohon çdo akuzë. Por, në një situatë kur ende nuk dihet nëse bisedimet do të marrin OK-n e perëndimorëve, zbardhja e ngjarjeve ku është përfshirë Tahiri mund të bëhet, siç shkruan “Kurier”, një çështje vendimtare model në Shqipëri.

Tags: integrimi BEsaimir tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.