Mbrëmjen e djeshme u nda papritur nga jeta kompozitari i madh shqiptar Aleksandër Lalo. Ai do të përcillet sot me homazhe për në banesën e fundit. Homazhet në nder të tij do të mbahen në hollin e RTSH-së në orën 11:00, ndërsa në orën 13:00 i ndjeri do të përcillet për në varreza. Sipas RTSH-së 68 vjeçari Lalo ndërroi jetë pas një ataku kardiak në një prej spitaleve të Tiranës, ndërsa televizioni Klan ndërpreu transmetimin e spektaklit muzikor “C’est la vie” ku Lalo kryesonte jurinë e tij, në shenjë respekti për humbjen e kompozitorit të mirënjohur. Aleksandër Lalo do të mbahet mend për krijimet e tij në zhanrin e muzikës së lehtë, por më së shumti në muzikën e filmave shqiptarë. Duke filluar nga viti 1972 ai ishte autori i kolonës zanore i të paktën 25 filmave shumë prej të cilëve janë tashmë hite të muzikës shqiptare. Në fondin e arkivit muzikor të RTSH gjenden shumë prej veprave të kompozitorit, ndërsa për kontributin e tij të shquar Aleksandër Lalo është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Filmografia e Aleksandër Lalo:
Kompozime
Tingujt e harresës (1996) (TV)
Historiani dhe kameleoni (1989)
Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
Dy herë mat (1986)
Fjalë pa fund (1986)
Asgjë nuk harrohet (1985)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
Një vonesë e vogël (1982)
Shi në plazh (1982)
Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
Thesari (1981)
Gëzhoja e vjetër (1980)
Nusja (1980)
Vajzat me kordele të kuqe (1978)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Dimri i fundit (1976)
Emblema e dikurshme (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
Odiseja e tifozëve (1972)
Të shoh në sy(1986)
Një gjeneral kapet rob (1980)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/