Trupi i një të riu u gjet i pajetë ne një skaj të lagjes së Kombinatit. Kufoma u gjet ne nje godine te braktisur dhe sipas policise shkaku eshte bere overdoza qe kishte marre.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 19.11.2017, në rrugën “Llambi Bonata”, në një ndërtesë të braktisur është gjetur i vdekur shtetasi A.T, 32 vjeç, banues në Kombinat Tiranë, përdorues i lëndës narkotike të llojit Heroinë prej shume vitesh.
Grupi hetimor pranë kufomës gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 shiringa me age të freskëta. Nga veprimet rezultoi se, vdekja dyshohet se është shkaktuar nga Overdoza.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/