FOTO/ Propozohen dy ambasadorët e rinj për në OSBE dhe KE, ja...

FOTO/ Propozohen dy ambasadorët e rinj për në OSBE dhe KE, ja emrat

324
0
Shares

Në Parlament janë dërguar tashmë emrat e dy kandidatëve për ambasadorë për postet e rëndësishme në OSBE dhe në Këshillin e Europës. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka propozuar Igli Hasanin si kandidat për ambasador në misionin e përhershëm pranë OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Vjenë. Hasani do të zëvendësojë në këtë detyrë të ngarkuarën me punë, Ravesa Lleshi. Kjo e fundit nuk u dekretua nga Presidenti Bujar Nishani në dhjetor të vitit 2015 dhe më parë ka qenë këshilltarja e ministrit Bushati. Ajo u propozua si ambasadore në vend të Spiro Koçit, diplomat karriere që përfaqësonte prej shumë vitesh Shqipërinë në OSBE.  Ndërkohë e propozuar si ambasadore në krye të misionit të përhershëm të Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, në Strasburg është Albana Dautllari. Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë Adriana Hobdarin, e cila është emëruar si ambasadore në Greqi. Të dy kandidatët do t’i nënshtrohen sipas ligjit seancës dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme. Por Këshilli i Ministrave nuk ka respektuar detyrimin ligjor të seancës dëgjimore për ish-kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Për këtë të fundit, Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta dërgojë si propozim direkt në Presidencë, duke anashkaluar Komisionin e Jashtëm. Visho Ajazi Lika është propozuar si kandidat për ambasador në selinë diplomatike në NATO, si zëvendësues i ish­deputetit të PD-së, Leonard Demi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY