Mëngjesi i sotëm ka nisur me një aksident të rëndë në Durrës, ku një person ka gjetur vdekjen. Sipas policisë aksidenti i rëndë është regjistruar rreth orës 05:30, në rrugën Ura e Dajlanit –Shkozet ku është përplasur për vdekje një këmbësore e identifikuar me inicialet T. R., e moshës 53 vjeçe. Mësohet se mjeti me targa AA 635 AA, me drejtues shtetasin A. D. 49 vjeç, e ka aksidentuar shtetasen këmbësore dhe më pas ajo ka ndërruar jetë fatkeqësisht në spital. Nuk jepen detaje të tjera rreth viktimës, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/