HISTORIA/Pse kjo amerikane thotë se Shqipëria është vendlindja e saj e dytë

HISTORIA/Pse kjo amerikane thotë se Shqipëria është vendlindja e saj e dytë

198
0
Shares

Nga Ilir Seci

Shënim për dy libra

-1- “Albanian Escape: The True Story of U.S. Army Nurses Behind Enemy Lines”- nga Agnes Jensen Mangerich

Me 8 nëntor 1943 në zonën e Belshit,(në Elbasan), rrezohet një avion amerikan transporti, i llojit “Dakota C-53”, avion qe ish ngrite bashkë me dy të tjerë, nga Katania e Siçilisë me destinacion Barin e Italisë. Nji stuhi qe i zuri nësa fluturonin, ua preu komunikimin me bazën ajrore amerikane dhe mbas 5 orësh endje kuturu ne ajer, kerkojne një vend te sheshtë ku mund te ulnin avionin. Ulen në Shqipërinë, ne zonen e Belshit. Ne ate kohe vendi ishte i pushtuar nga gjermanët.

Ne avion ishin rreth 30 veta, mes tyre edhe disa infermiere amerikane, nje nga ato autorja e librit “Albanian Escape”, Agnes Jensen, e cila bashkë me dymbëdhjetë infermiere të tjera po shkonin ne Bari ate dite me 8 Nëntor 1943, po shkonin si pjesetare te Njësinë Mjeksore 807 të Evakuimit Ajror që vepronte në prapavijë. Por ne vend te Barit bejnë ulje të detyruar në një arë në fshatin Peshtran në malet midis Elbasanit dhe Beratit. Keshtu nis odisejada 68 ditore e amerikaneve qe banoret e zones i ruajten dhe i fshehen duke ua shpetuar jeten nga nazistet gjermane.

Mbesin te befasuar nga pritja dhe kujdesi i njerezve ne ato vise, ja si shkruan Agnes :

– “Është absolutisht e mahnitshme se si këta njerëz do të ndanin me ne atë pak gjë që kishin për vete… Ne duhet tu jemi dukur atyre si një tufë karkalecash që zbrisnim nga një fshat i tyre në tjetrin. Jam e sigurtë se në të shumtën e rasteve ata na kanë ushqyer me zairetë e dimrit që kishin rezervuar për vete për dimrin e gjatë që i priste. A mund të imagjinoni tridhjetë vetë që të trokasin në derën e shtëpisë në Amerikë dhe të kërkojnë ushqim? Të kërkojnë ushqimin e vënë mënjanë për familjen tënde! Shtoji kësaj edhe rrezikun që iu kanosej për tu ekzekutuar për dhënien ndihme dhe strehim këtyre njerëzve të luftës!

Është vërtetë një mrekulli që këta shqiptarë të cilët kishin kaq pak për vete ishin të gatshëm të rrezikonin kaq shumë për tridhjetë njerëz që as i njihnin, as i dinin, dhe as që prisnin se do t’i shihnin më kurrë në këtë jetë…”

Qendrojne ne Berat ku i shoqeron mësuesi Kosta Stefa. Ne Beratit pritja shumë miqësore, shkruajne amerikanet pa e ditur se komunistet fill mbas lufte do pushkatonim dhoqeruesin e tyre Kosta Stefa duke e akuzuar si “agjent amerikan”.

– “Nē Mars 1944, dy shqiptare anglishtfolës krijuan nje planin shpëtimi” – shkruan autorja, – “duke i percjelle per bregdeti ku mund te vinin amerikanet e ti merrnin. Fermave iu vunë emra shqiptarë, iu gjeten fletë kalimi me fotografinë e tyre, i veshen me rroba kombëtare shqiptare te zones, u mbeshtollen me shalla të zinj, të gjatë, si grate e zones duke mbuluar kokën dhe pjesën ma te madhe të fytyrës.”

Percjellja e tyre behet me sukses dhe ato mberrijne shendoshe e mire ne bregdet ku i prisnin marinsat amerikane…

Në vitin 1995, Agnes Jansen Magerich vjen ne Shqipëri bashke me djalin Joni dhe e vajzen Karen. Ajo shkoi te shtëpia e Kostaq Stefit, takoi të vejën. Kostaqi ishte ekzekutuar prej komunistëve në vitin 1947. Agnes shkruan me shume dashuri për shqiptarët, për njerëz qe i ndihmuan në ato kohe aq te veshtira, shkruan me respekt pe Hasanin nga Peshtrani, për Kosta Stefen dhe të shoqen, per djalin e tyre Alfredin, flet Qani Siqecën ne moshe fare te re te cilin amerikanet e therrisnin “Johny”, sepse fliste anglishten që e kishte mesuar në shkollen e Harry Fullcit, për Hodo Meton, per Skënder Muçon, për Kadri Cakranin, per Xhelil Çelën. Prandaj autorja e librit “Albanian Escape” shkruan se me vone femijeve te saj vajzës dhe djalit u kishte thane :- “Shqipëria është vendlindja ime e dyte”.

No automatic alt text available.

-2- “The Secret Rescue: An Untold Story of American Nurses and Medics Behind Nazi Lines.”

– nga Cate Lineberry…

Historinë e jashtëzakonshme qe ka shkruar Agnes Jensen Mangerich, e ka risjellë prozatorja Cate Lineberry, një shkrimtare, qe jeton në Ëashington D.C. Cate eshte bazuar ne kujtimet e Agnes dhe amerikaneve tjere te mbijetuar por edhe ka gjurmuar dokumentet e arkivave në Ëashington DC, ne Londër si dhe Berlin.

– “Ushtarakët amerikanë u shpëtuan dhe u kthyen në bazë pas 9 javë qëndrimi në Shqipëri, falë besës, guximit dhe sakrificës së popullit shqiptar. Dëshmitarët e ngjarjes nëpërmjet kësaj historie theksojnë guximin, bujarinë dhe mikpritjen e shqiptarëve.” – thekson autorja Cate Lineberry…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY