FOTO/ “Forca e Ligjit”, në Shkodër veprojnë edhe 2 grupe kriminale

FOTO/ “Forca e Ligjit”, në Shkodër veprojnë edhe 2 grupe kriminale

134
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa teksa vlerëson goditjen e një rrjeti të prostitucionit në Shkodër në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, shkruan në Twitter se në qytetin më të madh të veriut të vendit operojnë edhe dy grupe të tjera kriminale. “Tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”: një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. Përkushtim&profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër&Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve!FLM!”, shkruan Xhafa në Twitter. Ajo çfarë bje në sy në këtë postim është fakti se qeveria po tregon se ka ndërruar kurs në raportin me krimin e organizuar, pasi nëse kryeministri deklaronte deri para pak muajsh se në vend nuk ka as kanabis e as banda, sot pjesëtarë të kabinetit të tij duan të tregojnë se po luftojnë fenomenin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY