Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zvicër, 4 shqiptarë i vunë zjarrin shtëpisë për të mashtruar siguracionet, përfitojnë edhe 40 mijë franga dëmshpërblim

18/11/2017
Zvicër, 4 shqiptarë i vunë zjarrin shtëpisë për të mashtruar siguracionet, përfitojnë edhe 40 mijë franga dëmshpërblim
Share on FacebookShare on Whatsapp

U vune ne akuze pasi ne bashkepunim me nje tjeter shqiptare i vune zjarrin baneses se saj, per te perfituar parate e sigurimeve, por ia hodhen aq mire, sa tani do te marrin edhe demshperblim per kohen qe ndenjen ne paraburgim.

Prokuroria kërkonte 25 vjet dhe 6 muaj burg për të katër shqiptaret e akuzuar shkruan aargauerzeitung.ch. Por, ata te katër kane qelluar me shume fat, pasi munden t’i shpetojne denimit.

Akuza ndaj tyre ka qenë e mbështetur mbi dëshminë e një dëshmitari anonim dhe, në një rast të tillë nuk mund të ngrihet një akuzë, nderkohe qe edhe arrestimi i të përmendurve mbi këtë bazë është i kundërligjshëm.

Kështu, gjyqtari ka vepruar sipas parimit “in dubio pro res” (në rast dyshimi, në favor të të akuzuarit), dhe të akuzuarit janë shpallur të lirë në pikën kryesore të akuzës, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, ata do të marrin dëmshpërblim prej 40 mijë frangash për qëndrimin në paraburgim.

Vetëm kosovarja me emrin e koduar Rilinda O., është dënuar për tentim të mashtrimit të sigurimit me gjobë me kusht prej 192 njësish ditore nga 10 franga si dhe një vërejtje.

Dënime kanë marrë edhe të akuzuarit tjerë por, për vepra penale që nuk kanë të bëjnë me zjarrvënien.

Në procesin që ka përfunduar dje, synohej të zbulohej se kush ka qenë porositësi i zjarrvënies dhe kush e ka vënë zjarrin. Veç kësaj dy nga burrat dhe gruaja dyshoheshin edhe për vepra të tjera si mashtrim, tentim mashtrimi, shkelje të rregullave në komunikacion dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.

Rrjedha e ngjarjes sipas prokurorisë është dukur kështu: Rilinda banonte në banesën të cilës “duhej” t`i vihej zjarri. Partneri i saj i atëhershëm, Indrit G.* bashkë me të njohurin tjetër Murat A.* po kërkonin dikë që do të ishte i gatshëm të ndizte banesën e gruas. Ata së bashku e kanë pyetur Besim H.* nëse ai njihte dikë që mund ta bënte këtë veprim. Pastaj Indriti ia jep Besimit një çelës të banesës, me të cilin Besimi hyn më 4 mars në banesë dhe i vë zjarrin asaj. Për këtë “punë” ai do të ketë marrë 6000 franga nga Indriti.

Rilinda pastaj i ka deklaruar sigurimit se në banesën e djegur ka pasur stoli ari që vlenin 11 mijë franga bashkë me 6000 franga në bankënota, përcjell albinfo.ch. Por ndërkohë ishte konstatuar se kjo nuk qëndronte kështu që sigurimi nuk ka paguar asgjë.

Ajo që ka bërë përshtypje gjatë gjykimit është se 3 nga 4 të akuzuarit përveç që nuk kanë pranuar veprën, nuk kanë pranuar të përgjigjen për asgjë që janë pyetur. Vetëm Besim H. është treguar më i vullnetshëm për të folur, por edhe ai e ka hedhur poshtë akuzën. Sipas tij, ai, propozimin e Indritit dhe Muratit për zjarrvënie e kishte refuzuar.

Prokurori kishte kërkuar për Indritin 7, për Muratin 4.5, për Rilindën, 6 dhe për Besimin, 8 vjet heqje lirie, gjithsej 25 bjet e 6 muaj. Nga ana tjetër, mbrojtësit e tyre kanë kërkuar lirim si të pafajshëm, për mungesë provash.

Tags: demshperblimdjegin shtepineshqiptarezvicer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.