EMRI & SKANDAL/ Ngelsi në portalin “Mësues për Shqipërinë”, emërohet drejtor shkolle...

EMRI & SKANDAL/ Ngelsi në portalin “Mësues për Shqipërinë”, emërohet drejtor shkolle – (S’)pritet reagim nga ministrja Lindita Nikolla

469
0
Shares

Skandali për abuzimet me emërimin e mësuesve ka prekur edhe Zyrën Arsimore në Pogradec e drejtuar nga Ilir Torra.
Në media janë bërë publike disa denoncime të qytetarëve që i janë drejtuar faqes në Facebook “Reagoj Për Pogradecin” dhe mes tyre është një rast flagrant ku drejtor i shkollës së mesme në fshatin Rodokal është emëruar drejtor shkolle Besnik Xhyra , që është edhe kryetar i Partisë Socialiste në Proptisht.
Me firmën e kreut të Zyrës Arsimore Pogradec, Ilir Torra, është emëruar ky drejtor edhe pse në portalin “Mësues për Shqipërinë” rezulton të jetë ngelës me 34 pikë, pasi minimumi i notës kaluese është 35 pikë.
Një tjetër shkelje është emërimi i Besnik Xhyrës në postin e drejtorit pa patur asnjë eksperiencë në arsim siç e kërkon kriteri për vjetërsi minimale 3 vjet në arsim.
Nëse qeveria e ka seriozisht nismën me dënimin e ç’do shkelësi shtetëror, si në rastin e sotëm të drejtorit të Zyrës Arsimore në Malësinë e Madhe, atëherë duhet që qytetarët e Pogradecit duhet të mbeten me shpresë në marrjen e menjëhershme të masave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY