Arrestohet adoleshenti që aksidentoi një të mitur në Ballsh. Policia e Fierit bën me dije se ka vënë në pranga 18-vjeçarin Migers Zeneli, pasi akuzohet se ka aksidentuar fëmijën 5 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë së Fierit
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
– Migers Zeneli, 18 vjeç, banues në fshatin Usojë, Ballsh.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 17. 11.2 017 duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus” me targa AA 714 SC, në lagjen “5 Shkurti” Ballsh, ka aksidentuar shtetasin e mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/