Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REAGIMI/ Ushtarakët shkelën betimin, por tradhtarë janë Rama & CO

17/11/2017
Edi Rama për dy arsye e nxori Mimi Kodhelin jashtë qeverie, ja cilat janë…
Share on FacebookShare on Whatsapp

ZGJIDHJA deklaroi se vendimi i 4 ushtarakëve për të mos u kthyer në atdhe, pas trajnimit në Britaninë e Madhe, është I dënueshëm sepse ata shkelën betimin ushtarak, por tradhëtarë të vendit janë Rama, ministrat dhe elita politike rreth tij.
Sipas partisë së drejtuar nga Koço Kokëdhima, e gjithë ushtria është e gatshme të dezertojë, kur sheh që shefat e tyre dhe krerët e shtetit janë të zhytur në jetë luksi të krijuar nga para të pista të drogës dhe korrupsionit, ndërsa ushtarakët kanë rroga dhe dieta mjerane.

Statusi i plotë në “Facebook:

Ushtarakët shkelën betimin, por tradhtarë janë Rama & CO

Lajmi i dezertimit të katër komandove të ushtrisë shqiptare, anëtare e NATO-s, nuk është ndonjë surprizë për ZGJIDHJA-n. E gjithë ushtria është e gatshme të dezertojë, kur sheh që shefat e tyre dhe krerët e shtetit janë të zhytur në jetë luksi të krijuar nga para të pista të drogës dhe korrupsionit.
Ne kemi të dhëna të besueshme se 45 për qind e forcave aktive të ushtrisë kanë bërë kërkesë që të largohen nga Forcat e Armatosura. Ish-shefi i kreut të shërbimit ushtarak thotë se janë edhe shumë raste të tjera dezertimesh në krye të detyrës gjatë këtyre 4 viteve, por janë mbajtur të fshehta. Vetëm për aplikimin që hapi ambasada amerikane pak kohë më parë për 10 vende të lira për roje, u paraqitën rreth 1 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura shqiptare. Kemi raste kur komandot tona kthehen nga misionet dhe vrasin veten pasi lihen rrugëve dhe të pavlerësuar. Të tjerë kanë rezultuar të rekrutuar nga krimi dhe të përfshirë në akte të rënda, si vrasje me pagesë dhe vjedhje bankash. Akti i katër ushtarakëve që dezertuan është i dënueshëm, por njëkohësisht ata pa dashje kanë treguar kalbëzimin e gjithanshëm e të plotë të shtetit, shoqërisë dhe ushtrisë tonë, fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, faqe gjithë botës. Për herë të parë po flitet hapur, se në çfarë gjendje është ushtria jonë.
Një ushtarak shqiptar që na qenka në NATO, jeton me 300 mijë lekë të vjetra në muaj dhe me një dietë ushqimore prej 20 mijë lekësh të vjetra, ndërkohë që miliardat shkojnë për koncesionet e oborrit të Ramës të cilat nuk kanë përmirësuar asnjë shërbim për qytetarët. Kaq para sa u jep qeveria ushtarakëve, mjaftojnë vetëm që ushtria të hajë bukë në kazerma dhe të marrë ato rroga mjerane që u ka lënë Edi Rama. Është e vërtetë që këta katër djem kanë shkelur betimin dhe qeveria e Edi Ramës do të nxitojë t’i akuzojë për tradhti ndaj atdheut, por përpara tyre, Shqipërinë e ka tradhtuar kryeministri me ministrat e tij dhe eksponentët e kësaj elite politike që e kanë shkatërruar ekonominë, arsimin, shëndetësinë, administratën, institucionet, besimin, sigurinë, patriontizmin, krenarinë, vlerat dhe vetë shtetin e shqiptarëve. Këta antishqiptarë që me korrupsionin më të pashpirt që ka parë ndonjëherë ndonjë shtet, me bashkëpunimin me trafikantët e drogës, duke u vënë policinë dhe ushtrinë në dispozicion të krimit, me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e tyre që e ka zhytur popullin shqiptar në varfërinë më të thellë dhe e ka detyruar popullsinë aktive të zbrazi vendin dhe të emigrojë, janë të parët që duhet ti dorëzohen drejtësisë për tradhti të lartë ndaj atdheut. Këta që vunë pronat dhe radarët e ushtrisë në dispozicion të trafikantëve janë fajtorët e vërtetë, për degradimin deri në këtë pikë të ushtrisë sonë, duke na turpëruar dhe bërë qesharak në gjithë botën. ZGJIDHJA bën thirrje që të nisë urgjent një hetim parlamentar, për gjendjen reale në Forcat e Armatosura Shqiptare.

Tags: dezertimKomandozgjidhja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.