PRAPASKENAT/ Denoncimi “tronditës”: Edi Rama ka kërcënuar ambasadorët…

PRAPASKENAT/ Denoncimi “tronditës”: Edi Rama ka kërcënuar ambasadorët…

227
0
Shares

Një deklaratë tepër të fortë ka bërë Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, teksa ishte e pranishme në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku po diskutohej mbi rolin e ambasadorëve në Shqipëri. Kryemadhi u shpreh me tone të ashpra se kryeministri Edi Rama ka ushtruar presion dhe ka kërcënuar trupën e ambasadorëve të akredituar në Tiranë. “Ka pasur raste që e kanë mbështetur, ata janë në presionin e Ramës dhe do ishte më mirë të mbështetin Ramën në një media shqiptare se sa të marrin një letër kërcënuese të kryeministrit të Shqipërisë drejt shefit të tyre. Edi Rama i ka kërcënuar të gjithë ambasadorët e huaj këtu me vendet e punës së tyre”, tha Kryemadhi kur iu përgjigj pyetjes se sa e mbështesin ambasadorët Lu e Vlahutin kryeministrin Rama.
Z. Lu ka thënë se do të kapen peshq të mëdhenj në janar në Shqipëri. Ju mendoni që do të ketë vërtet peshq të mëdhenj të kapur, dhe ça mendoni se do jenë këta peshq të mëdhenj, janë politikanë, mafiozë, çfarë janë?
Mafiozët kanë ikur tashmë jashtë shtetit, ka katër muaj që flasim për mafiozët, do I kapim sot, do I kapim nesër. Disa I ke në Australi, disa në Turqi, disa në Itali, disa në Evropë etj. Unë nuk mendoj se qëndron problemi te ambasadorët, sepse po dëgjoja pak dhe znj. Bregu. Në fakt ambasadorët ndërhyjnë në jetën tonë politike sepse jemi ne të paaftë për të bërë politikë. Dhe kjo vjen si rezultat i ndjenjave të inferioritetet që ka klasa politike shqiptare.
Po ju e keni këtë znj. Kryemadhi.
Dakord por edhe ju e keni këtë. Del një ambasador dhe shkojnë 200 kamera mbrapa një ambasadori dhe kur shkon një politikan për të bërë një deklaratë apo një aktivitet politik nuk jepet. Mund të themi që bëhet edhe një censurë e jashtëzakonshme. Sot për shembull ishte Lulzim Basha në parlament dhe 10 televizionet jepnin reklama. Problemi qëndron tek e gjitha shoqëria shqiptare sepse ne jemi kthyer në një shoqëri shumë inferiore ndaj ndërkombëtarëve. Ua krijojmë mundësinë qoftë ambasadorëve apo shumë organizmave të tjerë ndërkombëtarë. Ne më shumë besojmë një OJF që nuk e dimë se nga i merr paratë sesa besojmë një deputet tonin, një institucion tonin apo dhe një gazetar tonin. Kemi për shembull rastin e fëmijëve në Bulqizë. Duhet të bëhej kronika nga gazetarja italiane që ta besonim që kjo gjë ka ndodhur kur ndërkohë ka pasur kronika pafundësisht nga mediat shqiptare dhe nuk janë besuar ose nuk janë dhënë.
LSI ka konsideruar që ambasadori Lu është i lidhur me Sorosin. Nuk e keni thënë ju konkretisht por forca juaj politike. Përse e mendoni këtë? Dhe njëkohësisht është menduar që ambasadorët Lu dhe Vlahutin investohen shumë tek qeveria, posaçërisht te Kryeministri Rama.
Të gjithë ambasadorët përfaqësojnë shtetet e tyre dhe jo Shqipërinë dhe normalisht shtetet e tyre kanë punë me qeverinë shqiptare dhe jo me opozitën apo me mediat. Por, ajo çfarë unë dua të them është që, mund të ketë pasur dhe një subvencion nga qeveria shqiptare për të vendosur në pozita të caktuara, ose në pozita edhe të vështira ambasadorët. Siç mund të themi rastin e znj. Vlahutin, unë në takimin që kam qenë para disa ditësh me komisionarin Hahn, i thashë atij që, edhe nëse znj. Vlahutin do të thotë diçka kundër zotit Rama, të jeni të bindur se z. Rama do i telefonojë menjëherë Mogherinit për t’i prishur karrierën politike asaj. Sepse ne e dimë shumë mirë se sa posesiv është Rama, siç është posesiv duke quajtur median kazan dhe të paditur po ashtu është posesiv edhe ndaj institucioneve të tjera, qoftë dhe ambasadorë. Po të pyesësh ambasadorët, në mënyrë të pavarur, pa pasur takimet e tyre të kortezisë, janë të parët që thonë se ky nuk është në rregull nga trutë e kokës, për kryeministrin tonë. Dhe në fakt dhe ne e dimë, jemi koshientë dhe ky është dhe faji ynë që kemi lejuar që një njeri i cili ka probleme me sjelljen e tij, me problemet e tij mendore, të jetë Kryeministër i Shqipërisë dhe pë këtë kemi dhe përgjegjësinë sot që do ta mbajmë mbi kurriz. Dhe ambasadorët me aq mundësi sa kanë, do të vuajnë dhe ata për fatkeqësinë e tyre që do jenë nën tutelën, ose nën kërcënimin e një njeriu me probleme mendore siç është Kryeministri ynë.
A mendoni ju se ambasadorët janë mbështetës të së majtës, këta ambasadorë për të cilët ne po flasim? Ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe ambasadorja Vlahutin?
E para njëherë parti të majtë nuk ka në Shqipëri sepse mos prisni që Partia Socialiste përfaqëson të majtën. Edi Rama është një ekstremist i djathtë.
A e mbështesin ata dukshëm Edi Ramën?
Ka pasur raste që e kanë mbështetur. Unë mund të them që ata janë nën presionin e Edi Ramës dhe do ishte më mirë të mbështesnin Edi Ramën në mediat shqiptare se sa të marrin një letër kërcënuese nga kryeministri i Shqipërisë drejt shtetit të tyre. Besoj se u kuptova, apo jo? Të jesh i bindur që z. Rama i ka kërcënuar të gjithë ambasadorët e huaj këtu me vendet e tyre të punës së tyre. Atë siç bën sot edhe me shqiptarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY