Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndeshja me Kukësin, FK Kamza: Arbitri Kridens Meta na vodhi fitoren e merituar, këmbana bie për FSHF-në

17/11/2017
Ndeshja me Kukësin, FK Kamza: Arbitri Kridens Meta na vodhi fitoren e merituar, këmbana bie për FSHF-në
Share on FacebookShare on Whatsapp

Klubi i Futbollit të Kamzës në një reagim zyrtar mbi ndeshjen e djeshme kundër Kukësit, akuzon arbitrin Kridens Meta për gabime në arbitrimin  e ndeshjes. Në njoftimin për mediat nënvizohet se futbolli i bukur që po luan Kamza këtë sezon po shkatërrohet padrejtësisht nga vendimet e gjyqtarëve dhe për këtë faji i ngelet Federatës Shqiptare të Futbollit.

Reagimi i FK Kamza:

I njëjti arbitër në të dyja ndeshjet është i qëllimshëm apo rastësi!? Edhe në ndeshjen me Flamurtarin arbitri i mohoi Kamzës golin e rregullt dhe penalltinë të saktë të padhënë. Këtë sezon FK Kamza po luan futboll të bukur, por në disa ndeshje vijojnë që arbritrat ta dënojnë padrejtësisht dhe t’i mohojnë fitoret. Rastet janë konkrete, si gjykimi në përballjen dy herë me Kukësin si dhe ndaj Flamurtarit të Vlorës. Në ndeshjen e djeshme Kamza e dominoi totalisht ekipin e Kukësit në çdo drejtim, por arbitri Kridens Meta i mohoi fitoren e merituar. Goli i parë i Kukësit ishte faull i dukshëm ndaj portierit të Kamzës, Argent Halilaj, nga sulmuesi i Kukësit Kale, por arbitri, në vend që ta anulonte, e akordoi si gol të rregullt. Është i njëjti arbitër që ka gjykuar edhe ndeshjen e parë të fazës së pare në Kukës, ku e ka favorizuar qartë Kukësin edhe në takimin e parë. I njëjti arbitër në të dyja ndeshjet është i qëllimshëm apo rastësi!? Edhe në takimin e fazës së dytë, edhe pse i njëjti arbitër me të njëjtin mision të dënojë ekipin e Kamzës. Kujtojmë që ekipit të Kamzës i kanë mohuar fitoren edhe në ndeshjet e tjera të luajtura, pavarësisht futbollit të bukur të zhvilluar. Në transfertën në Vlorë ndaj Flamurtarit, edhe pse Kamza luajti një ndeshje të bukur, arbitri i mohoi fitoren, ku i anuloi një gol të rregullt sulmuesit të Kamzës, Fukui, dhe I mohoi një penallti të sigurt ekipit të Kamzës në minutën e 95-të. Në pamjet filmike duket qartë se kishim të bënim me një 11-metërsh të mohuar në favor të Kamzës, i cili mund të ishte vendimtar në rezultatin final të takimit. Në analizën e moviolës që specialistët e futbollit i bënë ndeshjes së Kamzës, u tha që ekipin e Kamzës vijojnë ta dënojnë arbritrat, duke i mohuar edhe fitoren. Në total, Kamzës i janë mohuar 6 pikë të sigurta. Me pikët e mohuara, Kamza do të renditej në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit. Këto raste prekin drejtpërdrejt FSHF-në, pasi gjykimi ka qenë i kontestuar në disa ndeshje dhe po bëhen shumë klube që ngrenë zërin këtë herë për menaxhim aspak serioz të garës dhe favorizim të disa ekipeve.

Tags: arbitriFK Kamzafshfgjykoi gabimndeshja me kukesinreagim zyrtarvodhi fitoren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.