Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Ja si u zhdukën në Angli 4 komandot shqiptarë

17/11/2017
DETAJE/ Ja si u zhdukën në Angli 4 komandot shqiptarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sigurohen detajet e para, se si mundën 4 efektivët e forcave komando të dezertojnë duke qëndruar në Angli. Kanë qenë 11 forca komando që janë nisur në drejtim të Anglisë në fillim të muajit Tetor 2017 të ftuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes për të marrë pjesë në një stërvitje në formën e një gare njohur si testi me emrin “Patrulla Cambrian”.
Në këtë test kanë marrë pjesë më shumë se 1000 ushtarë britanikë dhe ushtarë nga ushtritë e 28 vendeve të botës mes tyre edhe nga Shqipëria. Testi është organizuar nga Brigada 160, dhe komanda ushtarake e Uellsit në bazën Brecon.
Një burim nga Forcat e Armatosura i tha Report TV se “Shqipëria kishte kohë nuk merrte pjesë në këtë test por ishte këmbëngulja e Ambasadës Britanike në Tiranë që bëri të mundur pjesëmarrjen e komandove shqiptarë”.
I njëjti burim theksoi se 4 ushtarakët nga Batalioni i Këmbësorisë në Zallherr Aleksandër Shkulaku, Ylber Tokli, Reni Ajazi dhe Klevis Lamkaj një ditë përpara largimit nga Uellsi kanë kërkuar leje për të dalë nga baza Brecon e vizituar qytetin e Kardifit.
Leja i është aprovuar por ata nuk janë kthyer më në bazë. Kreu grupit të 11 ushtarakëve shqiptarë menjëherë ka njoftuar autoritetet e bazës Brecon dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Kërkimet e policisë ushtarake në Uells kanë rezultuar të pasuksesshme.
Nga hetimet paraprake rezulton se 4 ushtarakët shqiptarë nuk kanë përdorur trenin për tu larguar nga Uellsi por dyshohet se një i afërm i tyre ka shkuar dhe e i ka marrë me makinë për ti çuar në qytetin e Birmingemit në Angli.
Mësohet se fotot e 4 ushtarakëve shqiptarë i janë shpërndarë të gjitha njësive të policisë ushtarake në Britaninë e Madhe. Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë për median deklaroi se “Sipas ‘Kodit Penal Ushtarak’, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal ‘Për dezertim’. Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatëse”.
Nëse autoritetet britanike do të mund të arrijnë të kapin 4 ushtarakët shqiptarë dhe ti ekstradojë ata drejt Shqipërisë Aleksandër Shkulaku, Ylber Tokli, Reni Ajazi dhe Klevis Lamkaj rrezikojnë të dënohen deri me 5 vite burg për veprën penale të dezertimit.

Tags: ANGLIdezertimkomandot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.