Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DËSHMIA/ Falsifikimi i pronave në Kavajë, dëshmitari: Më grabitën tokën që e kisha 10 vjet me qera

17/11/2017
Policia publikon detajet e operacionit në Kavajë, u vodhën tokat e shtetit, ja çfarë ju gjet të arrestuarve

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Çështja e falsifikimit dhe grabitjes së pronave në bregdetin e Spillesë ka pasur zhvillime të reja, teksa një dëshmitar i quajtur Lulzim M. ka treguar në Prokurori të gjithë skemën, sipas së cilës funksiononte grupi i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Hipotekës. Dëshmitari është banor i fshatit Synej dhe ka ndërtuar hotel në zonën e plazhit të Spillesë, por ai tregon se i kanë marrë sipërfaqen e pyllit përpara hotelit, për të cilin ai paguante para tek Fondi Pyjor Kombëtar. ”Shqiptarja.com” zbardh të plotë dëshminë e tij, ku tregon me detaje se çfarë ka ndodhur me pasurinë që ai administronte dhe për të cilën paguante. Lulzim.M, është një nga dëshmitarët e akuzës, ndërkohë që veç tij në dosjen hetimore prokuroria ka administruar dhe dëshmi të tjera që vërtetojnë veprimet abuzive të 12 personave tashmë të proceduar penalisht nga prokuroria e Kavajës. “Nga ana e Bashkisë Rrogozhinë më është dhënë një hapësirë publike me sipërfaqe 1.700 m2 për vendosjen e 32 çadrave, por jo para hotelit, pasi këtë hapësirë ia ka dhënë shtetasit me mbiemrin Biba, i cili ka zënë edhe hapësirën e pyllit të cilën unë e kam në përdorim deri në vitin 2023” – thotë në dëshminë e tij Lulzim.M.
Dëshmia e plotë:
Nga viti 1992 e në vazhdim jetoj dhe punoj familjarisht në Torino, Itali. Në vitin 2000, në pronën tonë të cilën e kemi blerë, të ndodhur në fshatin Spille, Kavajë, unë së bashku me vëllezërit e mi kemi ndërtuar një objekt 5 Kate, Bar-Restorant, Hotel “T…”, që shërben për turizëm. Duke qenë taksapagues i rregullt, në vitin 2010 kam bërë një kërkesë pranë Drejtorisë Pyjore Kavajë për të marrë me qira pjesën e pyllit para hotelit, në mirëmbajtje dhe në shërbim të pushuesve. Me kontratën me nr,453 rep.,nr, 200 kol., dt. 18 korrik 2013 të noterit Frederik Tengu, është lidhur një kontratë qiraje për dhënie në përdorim të fondit pyjor kombëtar, ku unë kam marrë me qira sipërfaqen prej 3.000 m2, me afat 10-vjeçar, me të drejtë rinovimi. Kjo kontratë gjendet e regjistruar edhe në regjistrat e APP Tiranë. Bashkëlidhur kësaj kontrate gjendet edhe plan-rilevimi për pasurinë me nr.35 së bashku me kufizimet e saj. Pas lidhjes së kësaj kontrate kam aplikuar dhe e kam dorëzuar pranë ZVRPP Kavajë. Qiranë e kësaj sipërfaqeje pylli, e kam paguar deri në vitin 2016. Në vitin 2016 e gjithë sipërfaqja e pyllit të Spillesë, në bazë të ligjit nr. 48/2016, për transferimin në pronësi të bashkive të pyjeve dhe kullotave publike, ka kaluar në varësi të Bashkisë Rrogozhinë.
Dalja në skenë e pronarit tjetër: Në muajin qershor 2016 para objektit tim dhe në tokën që unë kam marrë me qira nga Drejtoria Pyjore Kavajë, ka ardhur një person që më është prezantuar si pronari i ligjshëm i tokës arë, me mbiemrin Biba. Toka që ai pretendonte se është tokë e tij – është fond pyjor, ose më saktë është parku kombëtar i Spillesë, i cili është mbjellë me pisha afërsisht prej 30 vitesh dhe kjo sipërfaqe është e regjistruar në emrin e familjes sime (vëllait tim Petrit Muça) në Ministrinë e Mjedisit. Në këto kushte jam paraqitur pranë ZVRPP Kavajë duke kërkuar informacion sesi është pajisur ky shtetas me tokë arë kur në terren është pyll dhe në vitin 2013 kam depozituar kontratën e qirasë në këtë zyrë kur regjistrues ka qenë shtetasi Adrian Malaj. “Biba mori tokën që unë paguaj qiranë deri në vitin 2023” Nuk e kuptoj se si janë bërë pronarë në sipërfaqen e pyllit dhe të ranishtes duke e kthyer në tokë arë, kur aktualisht është pyll dhe ranishte. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe unë kam pasur në përdorim hapësirën publike për vendosjen e shezllonëve nga viti 2003- 2016, për të cilat kam qenë pagues i rregullt i taksave dhe i tatimeve. Para hotelit tim, nga ana e Bashkisë Rrogozhinë hapësira e rërës i është dhënë një shtetasi me mbiemrin Biba, i cili ka ndërtuar një objekt dykatësh me dru si dhe ka zënë hapësirën publike para hotelit tim. Nga ana e Bashkisë Rrogozhinë më është dhënë një hapësirë publike me sipërfaqe 1.700 m2 për vendosjen e 32 çadrave, por jo para hotelit, pasi këtë hapësirë ia ka dhënë shtetasit me mbiemrin Biba, i cili ka zënë edhe hapësirën e pyllit të cilën unë e kam në përdorim deri në vitin 2023.

Tags: deshmiagrabitja e pronavespille

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.