Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & DYSHIMET/ Vjedhja e tokës?! – Elvis Rroshi vepronte në emër të Edi Ramës!

16/11/2017
Elvis Rroshi dhe shoferi i tij, trafikantë klandestinësh e droge
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbulimi i vjedhjes masive me tokat në Spille, ku Elvis Roshi dhe kreu i PS Kavajë, Gentian Daja dyshohen se kanwe ngritur një skemë që i mundësoi atyre përfitimin e 36 hektarëve tokë (vetëm të afërmit e Elvis Roshit kanwe marrë 10900 metra2) nuk mund të ketë qenë një akt i rastësishëm. Sot Edi Rama mund të thotë si për rastin Tahiri se ai nuk dinte gjë, se ai nuk kishte dëgjuar apo nuk e kishin njoftuar, Por pyetja e thjeshtë është: “A kishte nëpunës hipotekash dhe zyrtarë shtetërorë që mund ta pengonin bandën e Kavajës të vazhdonte punë, kur kryeministri nuk linte rast pa dalë në mbrojtje të Elvis Roshit?”.
Në fillim opozita e akuzoi se kishte bërë krime në një vend europian. Rama e mohoi dhe tha se ai e kishte dëshminë e penalitetit të pastër. Pastaj mediat thanë se kishte ndryshuar emrin. Rama e mbrojti vetë duke pretenduar se kjo ka qenë një praktikë e rëndomtë e emigrantëve hallexhinj. Pastaj ambasadori amerikan Lu kërkoi publikisht para zgjedhjeve që Elvisi të mos kandidohej. Rama jo vetëm nuk e dëgjoi, por e rikandidoi, shkoi i bëri fushatë në Kavaje, duke u bërë thirrje kavajasve se “Të votosh shqip do të thotë të votosh Elvis Roshin”.
Pastaj në fund edhe kur Elvisi u bë qesharak herë duke dhenë dorëheqje dhe herë duke u dorëhequr nga dorëheqja, Rama përsëri refuzonte ta shkarkonte nga kryetar bashkie.
Tani nga largësia e kohës kur gjithçka është më e qartë me të drejtë bëhet pyetja: “Pse u bë Elvis Roshi një nga njerzit e preferuar të kryeministrit?”.
Ai fillimisht krijoi alibinë se këta njerëz i kandidoi për të mposhtur sit ë fortë bandat e pushtetit të Berishës. Por ai i mbajti edhe pasi erdhi vetë në pushtet, madje edhe me koston e sfidimin të partnerëve perëndimorë.
Ai u soll si klloun në tubime elektorale, bëri humor me emrin Ervis-Elvis dhe pohoi para të gjithë shqiptarëve se mezi priste ditën kur Lulzim Basha të dilte i zhgënjyer nga balta që kishte hedhur mbi figurën e pastër të kryebashkiakut kavajas.
Por tani kur në dritë kanë dalë fakte të reja, kur prokuroria po na furnizon me prova konkrete për vjedhjen e tokës nga banda e bashkisë së Kavajës dyshimet janë se Edi Rama nuk e ka mbrojtur Elvisin vetëm për të shkuarën, por edhe për atë që po bënte gjatë pushtetit të Rilindjes. Mos vallë ai njësoj si Habilajt mblidhte lekë për fushatë?
Apo edhe për këtë Rama nuk dinte gjë?
Po kjo tani ka pak rëndësi. Ai për Roshin, ka qenë mbrojtësi dhe krijuesi i alibive, njësoj si për Tahirin, Habilajt dhe kriminelët që futi në parlament. Pas kësaj mbrojtje ata vazhdonin punën dhe vidhnin toka shtetërore.

Tags: Edi RamaElvis rroshitokat Spille

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.