Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë seancës ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2018 i ka bërë thirrje të fortë gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë për të ndalur kriminalizimin e ekonomisë shqiptare. “Të ndalojmë projektin “1 Miliardë euro”, të ndalojmë hyrjen e mafias në Shqipëri”, apeloi Basha. Ai shtoi se projekti “1 Miliardë euro”, ose PPP-të e qeverisë, njihet ndryshe si prjekti për Pastrimin e Parave të Pista. “Ky është mekanizmi që ai krijoi për të blerë pushtetin me para. Sot ka banka, pronarët e të cilave nuk njihen, ka koncensione me pronarë në parajsa fiskale. Këtë realitet Rama po përpiqet ta fshehë me metodën që përdori këtu sot, duke e paraqitur si qesharake, duke përqeshuar, zgërdhirë siç bëri me kanabisin”, deklaroi Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/