Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

NËNTOR 1944/ Masakra komuniste në Tiranë u urdhërua nga Enver Hoxha dhe jugosllavi Vojo Todoroviçi

16/11/2017
NËNTOR 1944/ Masakra komuniste në Tiranë u urdhërua nga Enver Hoxha dhe jugosllavi Vojo Todoroviçi
Share on FacebookShare on Whatsapp
Nga Kastriot Dervishi
Kastriot Dervishi

Në tetor-1944 në qytetin e Tiranës komunistët shkaktuan një terror të madh në radhët e kundërshtarëve të tyre. Pikërisht në zonat e braktisura, njësitë luftarake komuniste kryen edhe masakrat mbi shtresën elitare shqiptare, kryesisht ushtarakë, profesorë, tregtarë, etj. Grupet e caktuara shkon në shtëpi të viktimave të ardhshme, i nxirrnin gjoja për një sqarim dhe i vrisnin pak metra larg shtëpive. Ndërsa disa të tjerë, u grumbulluan në hotel “Bristol”, ku u pushkatuan të gjithë. Kjo ishte dhe shenja e parë e “çlirimit” dhe ngjyra më e bukur e ditës së “lirisë”.
Konkretisht, me urdhër të Enver Hoxhës dhe instruksionin e majorit jugosllav Vojo Todoroviç, krimet në Tiranë i kreu një batalion disipline i kryesuar nga Kristo Themelko. Vetë ky i fundit, në mbledhjen e plenumit të 2-të të PKSH-së në Berat, deklaronte:
“Për sa i përket terrorizmit, për veten time nga jeta e keqe që kishim kaluar gjatë dimrit, krijova bindjen se të gjithë elementët kundra nesh duheshin zhdukur që tani. Këtë bindje ma forcoi edhe një gjë që ndodhi pranë Shtabit të Përgjithshëm, kur pashë që të pushkatohej një njeri po në këtë mënyrë. Kur unë kam biseduar me Enverin, ai më ka këshilluar se, kur të hynim nëpër qytete, do t’i spastronim elementët e rrezikshëm, prandaj kur hyra në Tiranë, kërkova një listë nga organizata (e PKSH-së shënim) për këta elementë. Më vonë nuk na është sqaruar asgjë e re lidhur me këtë gjë”.
Në shtator 1944 Enver Hoxha ka qenë në marrëveshje me forcat gjermane për një dorëzim të qetë të pushtetit. Ibrahim Biçaçkiu ka pranuar të jetë kryeministër në shtator 1944 me dëshirën se do të bënte kalimin e butë të pushtetit te komunistët, natyrisht i nxitur nga kushëriri i parë Esat Dishnica, shok i ngushtë i Enver Hoxhës. Biçakçiu është bërë ndërmjetës midis gjermanëve në ikje dhe komunistëve në ardhje. Veç Ibrahim Biçakçiu, marrëveshja u nënshkrua nga Omer Nishani, Shefqet Beja, Esat Dishnica. Marrëveshja që mban datën më 17 shtator 1944 përbëhej nga 7 pika. Në thelb, komunistët garantonin se nuk do të godisnin forcat gjermane gjatë largimit të tyre dhe Ibrahim Biçakçiu i dorëzonte pushtetin komunistëve. Gjermanët nuk do të merrnin asgjë me vete, përveç mjeteve të zakonshme e jetike. Largimi nga Tirana i gjermanëve do të bëhej më 20 – 21 tetor 1944.
Mirëpo kjo marrëveshje ra në duar të britanikëve e më pas të amerikanëve. Britanikët njoftuan Enver Hoxhën se qeveria e tij nuk do të njihej, nëse gjermanët nuk luftoheshin deri në fund.
Të prekur nga moszbatimi i marrëveshjes, gjermanët në Tiranë deshën të implikonin qeverinë dhe Këshillin e Naltë duke i detyruar të vinin në Gjermani. Mirëpo, këto institucione dhanë dorëheqjen më 25 tetor 1944 duke deklaruar se ishin persona privatë e nuk mund të iknin me gjermanët në Gjermani.
Hoxha nuk iu përmbajt marrëveshjes, por “urdhëroi” më 30 tetor 1944 “çlirimin” e Tiranës pikërisht pas datës së marrëveshjes, në kohën kur gjermanët po largoheshin.
Me anën operacionale do të merrej majori jugosllav Vojo Todoroviçi. Emri i tij gjendet në telegramin e datës në fjalë, porse në botimet e vitit 1966 me dokumente të shtabit, dy rreshtat janë hequr nga origjinali.
Terrorin e urdhëroi Enver Hoxha dhe Vojo Todoroviçi
Në librin e tij “Titistët”, Enver Hoxha shkruan se ka qenë Sejfulla Malëshova që ka kundërshtuar masakrën e Tiranës. ja një pjesë e debatit të tyre:
-Po bëhet shumë terror! – më thotë gjithë zemërim.
-Terror? – pyeta i habitur. – Ku?
-Në Tiranë! – përgjigjet. – po vriten shumë oficerë të penduar.
-Në Tiranë vazhdon lufta e madhe për çlirimin e kryeqytetit, – i thashë. Luftë për jetë a vdekje. Kë quan terror ti? Dhe për cilët oficerë ankohesh? Tani lufta po mbaron i thashë. Kur u bëmë thirrje të hidheshin në male e të luftonin bashkë me ne pushtuesit, s’lëvizën nga qoshet e ngrohta. Tani janë “penduar” tepër vonë dhe me kriminelët ne i kemi larë hesapet.
-A ja ky është sektarizmi – u hodh sektarizmi. Ka humbur zemra e vërtetë e komunistit, e atij që i dhimbset jeta e tjetrit, që mendon shumë para se të vendosë që të zhduket një njeri i cili mund të ndreqet e t’i shërbejë vendit!
Mirëpo, po Enver Hoxha, në mbledhjen e plenumit të Beratit në 23 nëntor 1944, fjalët e Sejfullait i ka marrë përvetësuar sepse ka deklaruar:
“Po vriten në Tiranë me duzina njerëz e oficerë të dorës së dytë, të cilët, duke pasur besim të plotë në drejtësinë tonë e në shpalljen, dorëzohen. Një punë e tillë s’është okazoniale, por është i tëri toni që i është dhënë punës organizative të partisë, ushtrisë. Jo vetëm te ushtari i thjeshtë, por edhe te anëtari i partisë, ka humbur zemra e vërtetë e komunistit, e atij njeriu që i dhimbset jeta e tjetrit, që mendon më shumë për të zhdukur një njeri që mund të ndreqet dhe mund t’i shërbejë vendit. Jo, shokët e kanë humbur këtë gjë e në radhë të parë, udhëheqësit e përmbi ta, anëtarët e Komitetit Qendror. Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s’është me ne, që s’mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit, të zhdukin anëtarët e partisë, kokat e të cilëve bien pa i peshuar mirë”.

Tags: masakra komunistenentor 1944tirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.