FOTO/ Buxheti 2018 “zbret” sot në Kuvend për votim, priten debate të...

FOTO/ Buxheti 2018 “zbret” sot në Kuvend për votim, priten debate të ashpra në seancën plenare

145
0
Shares

Seanca e ditës së sotme në Kuvend, pritet të jetë një nga më të tensionuarat e kësaj legjislature të re, e influencuar nga vetë zhvillimet e vrullshme në klasën politike dhe shpërthimi i skandalit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.  Sot 140 deputetët e Parlamentit të Shqipërisë pritet të votojnë për buxhetin e vitit 2018, që mund të kalojë edhe me një shumicë të thjeshtë, pra vetëm me votat e mazhorancës. Projektligji në fjalë është pika 9 e rendit të ditës, por PD dhe LSI e kanë deklaruar tashmë votën e tyre “Kundër”, pasi sipas kryeopozitarit Basha buxheti i vitit të ardhshëm është një marrëveshje e Edi Ramës për të pastruar paratë e pista të drogës në ekonominë shqiptare. Edhe projektligjet e tjera në rendin e ditës janë kryesisht me karakter ekonomik, si për tatimet dhe tarifat doganore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY