Dy ish-funksionarët e Burgjeve përballen në gjykatë, Labi: Zotos i çova në...

Dy ish-funksionarët e Burgjeve përballen në gjykatë, Labi: Zotos i çova në tryezë 20 mln lekë për tenderin e vezëve dhe bylmetit

164
0
Shares

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar një seancë e tensionuar, ku janë ballafaquar me njëri-tjetrin dy ish-funksionarët e Burgjeve, ish-drejtori Artur Zoto dhe ish-zv.drejtori Iljaz Labi. Dy ish-zyrtarët e lartë akuzohen për korrupsion me tenderat e ushqimit në burgje. Senaca është ndëprerë dy herë dhe është dashur ndërhyrja e gjykatësve për të qetësuar situatën mes familjarëve të të pandehurve. Lidhur me tenderin e vezëve, Labi ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë kryetar i komisionit, por me këtë çështje është marrë administrata. Ai gjithashtu tha se ka marrë 20 milionë lekë nga biznesmeni Shemsi Sinani në një lokal në zonën e ish-Bllokut dhe ia ka dorëzuar Artur Zotos në zyrë. “Zoto më kërkoi të flisja me një biznesmen për tenderin e vezëve dhe bylmetit. Kërkonte 20 % të shumës. Biznesmeni Shemsi Sinani më dha 20 milionë lekë te një lokal te Blloku. 20 milionë lekët ia dorëzova Artur Zotos në zyrë”, u shpreh Labi. Mësohet se nuk do të ketë më përballje mes dy ish-zyrtarëve të Burgjeve, por deklarime të biznesmenëve të përfshirë në hetim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY