Belsh, sekuestrohen 12 kg kanabis, një i arrestuar

Belsh, sekuestrohen 12 kg kanabis, një i arrestuar

124
0
Shares

Policia e Belshit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “MARANGOZI”, ku janë sekuestruar 12 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”. Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë poseduesin e dyshuar të lëndës narkotike, 41 vjeçarin Andon Alla. “Në vijim të punës për goditjen e trafikimit apo shpërndarjes të lëndëve narkotike Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “MARANGOZI”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Andon Alla, 41 vjeç banues në fshatin Dushk Lushnje. Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi i lartpërmendur është ndaluar nga efektivat e policisë në fshatin Kosovë e Madhe Belsh dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Opel” u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY