Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Operacioni antidrogë në Vilun, ja si tentoi Polici i Kufirit dhe Migracionit t’i shpëtonte forcave të FNSH-së

14/11/2017
Operacioni antidrogë në Vilun, ja si tentoi Polici i Kufirit dhe Migracionit t’i shpëtonte forcave të FNSH-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Detaje të tjera janë zbardhur për drogën e zbuluar në Vilun të Shkodrës, ku në kultivimin dhe trafikimin e saj ishte i përfshirë edhe një zyrtar i Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Tiranë. Gjatë zhvillimit të operacionit ku u kapën 1.5 tonë drogë, efektivi Enriko Zylo udhëtonte në atë zone me një automjet që nuk i kishte ndezur fenerët. Në këtë moment ai u pikas nga forcat e FNSH-së dhe u ndalua. Zylo ka tentuar që t’i largohet me çdo kusht kolegëve të tij, duke u thënë se edhe ai ishte polic. Pasi ata kanë refuzuar, Zylo ka tentuar edhe të korruptojë njërin prej drejtuesve të FNSH-së, por është prangosur menjëherë, me gjithë kundërshtimet që pati ndaj efektivëve. Ndërkohë, “Panorama” mëson se njëri prej të arrestuarve të drogës në Shkodër ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke dhënë detaje se si funksiononte grupi kriminal. Sipas tij, droga merrej në zonën e Vlorës, ku edhe kultivohej dhe më pas transportohej përmes skafeve drejt vendit fqinj, Italisë. Ai madje ka treguar edhe rolin e efektivit të Policisë, Zylo, i cili kishte prenotuar një hotel të një shtetasi me banim në Itali dhe në atë vend do të bëhej e mundur fshehja e përkohshme e drogës deri në trafikimin e saj jashtë vendit. Po kështu, 7 të arrestuarit do të dalin sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për caktimin e masës së sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të gjithë. Të arrestuarit janë Jaho Berdo, drejtues i furgonit ku u gjet droga; Enriko Zylo, efektiv Policie; Sokol Ujkaj, që kishte në administrim një banesë ku fshihej droga; Gjovalin Ndoji, i cili udhëtonte me policin; Arbër Bozhanaj, Genti Dano, Fation Merko dhe Dervish Gjolekaj, të tre nga Vlora, që mendohet se janë marrë me kultivimin dhe transportin e drogës. Gjithashtu, tre persona janë vendosur në kërkim.

Tags: antidrogeefektivi i policisekoleget e FNSHkorruptimVilun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.