Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Tiranë, avokates i djegin makinën natën, zbardhen dëshmitë në polici

14/11/2017
FOTO/ Tiranë, avokates i djegin makinën natën, zbardhen dëshmitë në polici
Share on FacebookShare on Whatsapp

Makina e një avokateje është djegur pjesërisht në mesnatë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Medar Shtylla”, pranë zonës së “Komunës së Parisit”, në Tiranë, shkruan “Panorama”.
Automjeti tip “Mercedes-Benz A Class”, me targë AA 234 IA, në pronësi të avokates, G. M., ka qenë i parkuar në hapësirën mes pallateve të një blloku banimi në momentin që është konstatuar zjarri. Dëshmitarët, sapo kanë parë flakët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit.
Të parët që kanë ndërhyrë për të shuar flakët kanë qenë punëtorët e një picerie dhe pronari i një dyqani pranë vendit të ngjarjes. Më pas, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe shërbimet e Komisariatit nr. 2, që kanë kryer veprimet e para hetimore.
Fillimisht u dyshua për ndonjë ngjarje aksidentale, për shkak të ndonjë defekti elektrik të mjetit. Por, nga këqyrja e makinës, u konstatua se vatra e zjarrit ishte në pjesën e pasme të mjetit, konkretisht në gomën e anës së djathtë.

Ngjarja
Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës duke gdhirë dita e enjte, në rrugën “Medar Shtylla”. Pas shuarjes së zjarrit, kanë nisur veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vatra e zjarrit.
Më pas janë marrë në pyetje pronarja e mjetit, avokatja me iniciale G.M., si dhe bashkëshorti i saj. Burimet thanë se është marrë në pyetje edhe vëllai i avokates, 28-vjeçari me iniciale K.M., i cili në ndonjë rast e përdorte këtë makinë.
Megjithatë nga deklarimet nuk ka rezultuar se këta persona kanë ndonjë problem personal, qoftë me banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, apo edhe me persona të tjerë. Një nga pistat ku po hetohet aktualisht ka të bëjë me detyrën e pronares së automjetit.

Dëshmitë
Të afërmit e avokates, së cilës iu dogj makina, treguan dje për gazetën “Panorama” se fillimisht flakët janë shuar nga punëtorët e një picerie që ndodhet pranë vendngjarjes. Më pas aty kanë shkuar edhe zjarrfikësit dhe forcat e Policisë.
“Fakti që makina ka marrë flakë shumë shpejt dhe në pjesën e pasme, afër gomës nga krahu serbratorit, jemi të bindur që ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, që synonte shpërthimin e makinës”, shprehen familjarët e avokates.
Ata tregojnë se të njëjtat pretendime i kanë ngritur edhe në Polici, në momentin që kanë dhënë deklarime për ngjarjen.
“Ajo që ne mendojmë është fakti se kjo ngjarje është ose akt frikësues, ose hakmarrës nga njerëz të pakënaqur për ndonjë çështje të vjetër, pasi kjo është makina që G. M. përdorte për të shkuar në punë”, shprehen ata.
Ndërsa ngrenë dyshime për veprimet e kryera në vendin e ngjarjes, pasi sipas tyre deri tani nuk janë verifikuar as kamerat e sigurisë së lokaleve dhe as nuk janë marrë në pyetje dëshmitarët, së paku ata që shuan zjarrin.

Tags: AvokateMakina digjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.