EMRI & FOTO/ Olta Xhaçka emëron kryespiunin e Ushtrisë, iku një Bardhyl...

EMRI & FOTO/ Olta Xhaçka emëron kryespiunin e Ushtrisë, iku një Bardhyl erdhi një Bardhyl tjetër

328
0
Shares

Shqipëria ka dy shërbime inteligjente, shërbimin informativ shtetëror SHISH dhe Agjencinë e Inteligjencës dhe të Sigurisë së Mbrojtjes AISM, apo siç njihet ndryshe ish-Shërbimi Informativ Ushtarak.
Deri sot të dy këto shërbime kanë qenë pa drejtues. Helidon Bendo, i propozuar prej mëse dy javësh në krye të SHISH-it nga Kryeministri Edi Rama pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës, nuk është dekretuar ende nga Presidenti Ilir Meta, kurse Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes qëndroi prej dy muajsh pa drejtues, pas emërimit dhe dekretimit të Bardhyl Kollçakut si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Bardhyl Nuredinaj

Burime për Top Channel pohojnë se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka firmosur urdhrin që emëron në krye të inteligjencës së ushtrisë kolonel Bardhyl Nuredinaj, i cili më parë ka qenë komandant në Qendrën e Personel Rekrutimit të Forcave të armatosura.
Kolonel Nuredinaj i merr zyrtarisht funksionet e kreut të AISM-së ditën e mërkurë, më 15 nëntor, mesa duket edhe pas dakordësimit me aleatët. Me ndryshimin e ligjit në vitin 2014 shefi i AISM-së nuk emërohet dhe as shkarkohet më me dekret të presidentit, por ky atribut i takon vetëm ministrit të mbrojtjes, ndërkohë që e paqartë është se çdo të ndodhë me SHISH-in.
Të hënën, dy javë pasi dha dorëheqjen pa asnjë shpjegim publik, Visho Ajazi Lika u propozua nga kryeministri Rama për ambasador të Shqipërisë në NATO. Emri i tij do të shqyrtohet nga kreu i shtetit për të dytën herë brenda një periudhe të shkurtër, pas shkarkimit nga drejtimi i SHISH-it, këtë herë për emërimin si ambasador në Aleancën e Atlantikut të Veriut, një post kyç dhe delikat ky edhe për sa u takon marrëdhënieve me aleatët e NATO-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY