DENONCIMI/ Kreu i RTSH censuron Festivalin e Këngës , nuk lejohet pjesëmarrja...

DENONCIMI/ Kreu i RTSH censuron Festivalin e Këngës , nuk lejohet pjesëmarrja e artistit Kastro Zizo, ja teksti i këngës

280
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha në postimin e tij më të fundit në Facebook, thekson se nga drejtori I RTSH Thoma Gëllçi është censuruar një këngë e artistit Kastro Zizo. Sipas denoncimit që publikon Berisha thuhet se kënga përmban nota të forta patriotizmi dhe dashurie ndaj atheut dhe godet fenomenin e largimit masiv të shqiptarëve nga vendi gjatë katër viteve të shkuara.  “Të dashur miq, Noriega me Gëllçin e tij të zi rikthyen censurën në festivalin e këngës në RTSH. Njëlloj si dikur në vitet 1970 Kristaq Rama censuronte artistët, sot Edvin Kristaq Rama vazhdon veprën e zezë të të atit si xhelat i lirisë së krijimit”, shkruan Berisha në Facebook.

Mesazhi i kompozitorit dixhital:

“Pershendetje Doktor. Pa ju besdisur po ju nis nje kenge ende te pa bere publike interpretuar nga Kastro Zizo e cila sonte me urdher te Gellquit u hoq nga konkurimi ne festivalî e RTSH-se. Pikerisht se eshte me mesazh dhe shume e angazhuar…! Teksti eshte mesazh i cili prek nje nga plaget e shoqerise shqiptare. Per te gjithe ata qe iken nga vendi i tyre me dhimbjen e familjareve qe lane mbrapa, per nje jete me te mire. Siguruan nje vend nje jete jashte kufinjeve, por mbeten te huaj, madje edhe ne vendin e tyre… Pra si nje vals qe nuk ndalon… pra kercejne me jeten deri ne fund, nuk dorezohen… Kur çensurohet artisti apo artistet si dhe krimtaria e angazhuar nje shoqeri ka marre fund…! Ps: forca eshte te teksti i kesaj kenge me nje vals (vals jete) ne mes…! Me falni per mesazhi e gjate…ju falenderoj dhe shume respekt”, shkruhet në mesazhin e bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kënga do të këndohej nga Kastro Zizo:

I huaj…

I përgjumur një mëngjes vere

Lash në tavolinë një letër të ftohtë

Duke mbajtur shtrënguar fort lotët

Me fjalët: M’duhet të iki, nuk rri dot

Pastaj vazhdova me fjalë të tjera

“M’duket se vendi nuk më përket”

Më prisje që në agim tek dera

Me the: ikja jote larg, po më vret!

S’ka kuptim të qëndrojë këtu

Mjaft me mëshirë për njeriun e lirë

Do endem i huaj, diku,

Se Burgun e mjerimit se kam kapërdirë

Më fute në xhepin e ftohtë

Një shami nëne që thotë lamtumirë

Të duhet të jesh e fortë

Se kjo është krenaria e njeriut të lirë

Ika larg teje atë natë

Si një ëngjëll që nuk kishte më krah

Se kështu më thërrisje i vogël

Isha veç një djalosh mama

Tani më sheh me maska

Tek endem i vetëm në mërgim

Me ikjen time të vrava,

E shoh vështirë të ketë më kthim

Këtu është ndryshe nëna ime

Është një parajsë me qiell sterr të zi

Njerësit qëndrojnë herë pas herë dyshe,

Po mes tyre ka shumë vetmi

Dhe unë gjeta punë, shoqe jete

Gjeta mundesinë për pak ngrohtësi

Por kam shumë mallë për rrugët e mjera

Udhëtojë në ëndrra tek shtëpia ku rri ti

Tani kam një djalë të vogël

I kam vënë emrin e vëndit tim

Arbër e thërrasin shokët

Dhe ai i huaj këtu në këtë vegim

Mezi sa pres të vij

Të tregojë jetën time të plotë

Do të ishte shumë krenare

Do të gëzoheshe, e heshtur në lotë

Ti me zgjon dreq (djall’), me th’rret të bie, në dëshpërim

Unë i huaj, të ftoj në një vallëzim

Hidhu, kërce me jetën o njeri

Valsin e ëmbël të robërisë

Me shiko me zjarrë në sytë e mi

Do të digjesh si njeri i lirë

Eja të ngjitemi në qiell të dy

Si shtegëtarë pa emër në errësirë

Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty

Që nuk shuhen asnjëherë

Jam i ngopur e dashur

20 vjet vallëzova me shpirtin tim

kërceva valsin si xhonglier nate

dhe askush se kuptojë që ishte vec një film

Tani më duhet të kthehem tek ty

Ka ardhur koha të të kthejë shaminë e ftohtë

Të ecim në pragun e derës të dy

Dhe ti të shpërthesh e lodhur në lotë

Shikoj fytyrën tënde

Dhe eci i ngjathët drejt teje nënë

Më dukesh si atëherë e re

Por sytë e rinisë të kanë lënë

Tani do jemi bashkë

Edhe pse gjumë pranë një shtrati të bardhë

Nuk lëvizë më ajri

Dhe lëkura e ngrohtë e duarve të është tharë.

Ti më zgjon djall, me th’rret të bie, në dëshpërim

Unë i huaj, të ftoj në një vallëzim

Hidhu, kërce me jetën o njeri

Valsin e ëmbël të robërisë

Me shiko me zjarrë në sytë e mi

Do të digjesh si njeri i lirë

Eja të ngjitemi në qiell të dy

Si shtegëtarë pa emër në errësirë

Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty

Që nuk shuhen asnjëherë

Merre jeten tende tregoje si fëmijë

Merre dhe vallëzimin tonë të kercesh në pafundësi

Mos harro nga vjen, mos harro asnjëherë!

Se i huaji në këtë vënd nuk je ti

Eja të ngjitemi në qiell të dy

Si shtegëtarë pa emër në errësirë

Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty

Që nuk shuhen asnjëherë”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY