Rama konfirmon shkelmimin e marrëveshjes me Bashën, paralajmëron shkarkimin e kreut të...

Rama konfirmon shkelmimin e marrëveshjes me Bashën, paralajmëron shkarkimin e kreut të KQZ-së

136
0
Shares

Kryeministri i vendit Edi Rama në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste mbështeti nismën e socialistëve për të kërkuar shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri.
Klement Zguri u zgjodh në këtë post, pas marrëveshjes së 18 majit, midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, të cilën, me sa duket, kryeministri po i vë shkelmin.
“Përshëndes nismën e grupit për të filluar procedurat për shkarkimin e kryetarit të KQZ-së. Nga ana tjetër, së bashku me ekspertët e Kryeministrisë po shqyrtohet mundësia për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, si subjekt i ligjit të dekriminalizimit”, tha Rama.
PS kërkon shkarkimin e Klement Zgurit nga detyra e kryetarit të KQZ për shkelje të rëndë të ligjit të dekriminalizimit. Në relacionin e tyre, socialistët citojnë rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të administratës së KQZ, sipas së cilës Kryetari i KQZ kishte detyrimin ligjor që brenda 10 ditëve nga data 16. 10. 2017 të thërriste në seancë publike mbledhjen e KQZ dhe të fuste këtë çështje “për shqyrtim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY