Rikthehen radhët e gjata në pikën kufitare të Kapshticës. Mësohet se që prej mëngjesit të sotëm qëndrojnë në pritje për të kaluar kufirin dhjetëra automjete. Mes temperaturave të ftohta qytetarët e indinjuar bëjnë apel për zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate të mbartur prej vitesh.
Shkak i radhëve të gjata është puna me sportele të reduktuara nga ana e palës greke pa dhënë asnjë justifikim. Kujtojmë se edhe pak ditë më parë u përsërit e njëjta situatë.
Orari i reduktuar i punës nga pala greke solli fluks në dalje të saj. U desh ndërhyrja e ministrit Ditmir Bushati për të normalizuar situatën në pikat kufitare, ku shtetasit me pasaportë shqiptarë nuk lejoheshin të kalonin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/