FOTO GALERI/ Me “suitë” në avion për vetëm 7,000 dollarë…

FOTO GALERI/ Me “suitë” në avion për vetëm 7,000 dollarë…

206
0
Shares

Duke filluar që nga muaji tjetër, Fly Emirates do të ofrojë kushte më të larta shërbimi në klasin e parë, duke krijuar disa ‘suita’ të cilat pritet të vlejnë 7,000 dollarë për udhëtim.
Ata do të prezantojnë në avionët e tyre, Boeing 777, disa kabina të mbyllura.
Kabinat do të jenë të pajisura me Wi-Fi, dollap për të vendosur garderobën, ndriçim të specializuar dhe temperatura mund të rregullohet vetëm me shtypjen e një butoni.
Klientët mund të video-telefonojnë stafin për shërbime pa qenë nevoja për t’u larguar nga ‘suita’ e tyre, ndërsa nga ana tjetër, stafi mund t’u shërbejë klientëve nëpërmjet një dritareje speciale pa bezdisur pasagjerët.
Një zëdhënës i kompanisë ajrore u shpreh se kabinat janë frymëzuar nga lloji S-Class i Mercedes-Benz, ndërsa sediljet “zero-gravitet” janë krijuar me ndihmën e teknologjisë së NASA-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY