Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zhdukja misterioze e avokatit prej 10 ditësh, zbulohen dy pistat e hetimit

12/11/2017
EMRI & DETAJE/ Zhduket në traget avokati shqiptar, bashkëshortja e priste në Itali
Share on FacebookShare on Whatsapp

Asnjë gjurmë nga avokati Besnik Muça. Kur kanë kaluar dhjetë ditë nga zhdukja e 54-vjeçarit, policia dhe familja Muça nuk ka asnjë ide për vendndodhjen e tij. Besnik Muca, i cili është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij prej datës dy të këtij muaji dhe konkretisht nga bashkëshortja qe ndodhet në Itali, rezulton të ketë kryer të dyja procedurat në portin e Durrësit si atë të check-in dhe sistemin TIMS.
Sipas Policisë, kjo do të thotë se avokati është nisur me tragetin e linjës Durrës-Bari mbrëmjen e 2 nëntorit, ku si destinacion final kishte Macereta-n në Itali aty ku jeton bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Por, 54-vjeçari nuk mbërriti në destinacion edhe kur kanë kaluar dhjetë ditë nga nisja. Mësohet se Muca jetonte mes Tiranës dhe Macereta-s. Ai punonte si avokat i pavarur në Tiranë dhe dy herë apo edhe më shumë në muaj udhëtonte drejt Italisë për t’iu bashkuar familjes që jeton atje.

Verifikimet
Pas denoncimit më Itali nga bashkëshortja, edhe vëllai i avokatit nga kryeqyteti bëri denoncim pranë policisë së Durrësit me qëllim që të nisnin hetimet zyrtarisht nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane. Menjëherë pas denoncimit të vëllait, policia e Durrësit nisi hetimet dhe verifikimet në pikën kufitare. Burime nga policia thanë për gazetën “Panorama” se nga verifikimet Besnik Muça rezulton të jetë nisur në Itali me tragetin e linjës Durrës-Bari mbrëmjen e 2 nëntorit. Sipas burimeve, ai ka bërë check-in dhe ka kaluar në sistemin TIMS. Një dokument të tillë zyrtar që tregon se Muça ka kaluar kufirin.
“Menjëherë pas denoncimit të vëllait, nisëm hetimet dhe kryejmë verifikimet e rastit për ngjarjen në fjalë. Nga verifikimet rezulton që shtetasi Besnik Muça të jetë nisur me tragetin e linjës. Rezulton që Muca të ketë kaluar të dy kordonët në Pikën Kufitare (check-in dhe sistemin TIMS). Në këto kushte, dimë që shtetasi Besnik Muça i denoncuar i zhdukur nga familjarët ka hipur në traget dhe është nisur drejt Italisë”, thanë burime nga grupi i hetimit që është ngritur për zbardhjen e kësaj zhdukje misterioze të avokatit nga kryeqyteti.

Dyshimet
Policia dyshon se duke marr parasysh faktin që Muça të jetë imbarkuar në traget, zhdukja e tij mund të ketë ndodhur gjatë udhëtimit në mënyrë misterioze (mund të jetë vetëhedhur nga trageti ose shtyrë nga persona te tjerë në det). Për këtë arsye, është urdhëruar që rojet bregdetare të patrullojnë përgjatë bregdetit shqiptar me qëllim për të verifikuar nëse trupi i tij ka dal në breg. Grupi hetimor po verifikon nëse avokati Besnik Muça ka pasur konflikte apo ndonjë mosmarrëveshje me ndonjë prej klientëve të tij, ndërkohë që ushtronte aktivitetin e avokatit të lirë në kryeqytet.
“Po vazhdojmë me hetime intensive dhe verifikim të çdo indicie që kemi. Një ndër pistat që po verifikojmë është edhe ajo e ndonjë konflikti me klientët e tij. Dy janë pistat aktuale: E para të jetë vetë hedhur nga trageti ose shtyrë nga persona të tjerë dhe e dyta që të jetë zhdukur në mënyrë misterioze në territorin italian.
Do verifikojmë aktivitetin e avokatit për të parë nëse ka konflikt me ndonjë klient, pasi zhdukja e tij në mënyrë misterioze bënë të dyshojmë se mund të kemi të bëjmë edhe me ndonjë larje hesapesh”, sqarojnë burime nga grupi hetimit.
Muça i ka humbur kontaktet me familjarët që nga data 2 nëntor, kur ai do të imbarkohej në traget, për t’u nisur drejt Italisë. Që prej asaj dite, bashkëshortja, familjarët e tjerë në Shqipëri, shokët, të njohurit dhe të afërmit e tij nuk e kanë idenë e vendndodhjes së 54-vjeçarit.

Tags: avokatiBesnik Mucazhduket

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.