Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIMI/ Ja për cilët puse do paguajnë tarifë shqiptarët – Ja edhe vlerat e gjobave

12/11/2017
Shkodër, nusja serbe me depresion hidhet në pus
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nevojat për furnizimin me ujë të familjeve kryesisht në zonat rurale ka shtyrë qytetarët të hapin puse me dhe pa leje para viteve ‘90 dhe gjatë viteve të tranzicionit. Por që të zotërosh një pus dhe ta shfrytëzosh atë duhet të kesh marrë një leje apo autorizim sipas ligjeve të miratuar vitet e fundit.
“Kemi jo qindra po mijëra puse pa leje. Këshillat e baseneve ujore janë të vetmet organizma vendimmarrëse që mund të pajisin me autorizim ose leje”, thotë Arben Pambuku, Drejtor i politikave të burimeve ujore.
Zotërimi i një pusi që mbledh ujërat sipërfaqësor pranë familjes dhe që është i hapur jo më shumë se 15 metra thellësi, bazuar në një vendim të këshillit të ministrave të dhjetorit të vitit të shkuar, për familjet që nuk kanë akses në ujësjellës, nuk ka tarifa.
“Në rast se përdorin ujin nëntokësor i cili është shumë i çmuar dhe na shkakton problematika, kemi vendosur tarifa. Për ujërat sipërfaqësorë, që nënkupton një pus të hapur nën 15 metra në oborrin e një familjari, nuk ka tarifa kur përdoren për pirje dhe qëllime familjare”, shpjegon Pambuku.
Ja çfarë parashikon vendimi i këshillit të ministrave për biznesin përdorues të burimeve natyrore.
“Të gjitha bizneset i nënshtrohen pagesës së tarifës për përdorim si të ujit sipërfaqësor ashtu edhe të ujit nëntokësor. Gjithmonë tarifimi i ujit nëntokësor është dy herë ose tre herë më i lartë se ujërat sipërfaqësor për shkak se dëmtohet rezerva natyrale nëse do arrijmë në kushtet e mbishfrytëzimit të nëntokës”, shprehet Pambuku.
Edhe pse fillon në 2018 aksioni kundër paligjshmërisë, qytetarët dhe bizneset kanë kohë për të legalizuar pusin edhe disa muaj por çfarë parashikohet nëse ndodh e kundërta?
“Tarifa e gjobës minimale për familjarët është 100 mijë lekë (të reja) dhe në rastet e një biznesi maksimalisht është 500 mijë lekë (të reja)”.
Një pus që hapet dhe certifikohet merr një leje 5-vjeçare e cila duhet rinovuar gjë e cila nuk ka ndodh dhe praktikisht në Shqipëri të gjithë puset janë pa leje. Vetëm gjatë 2017 kryesisht bizneset kanë aplikuar për këtë leje.
“Ka pasur puse me leje. Meqenëse afatet kanë qenë 5-vjeçare pothuajse të gjitha afatet e puseve që kanë pasur leje, sot quhen edhe ato pa leje, duhet të rinovojnë lejet. Në radhë të parë janë bizneset që janë ndërgjegjësuar dhe që e dinë se duhet paguar uji dhe duhet të operojnë me leje dhe pastaj individë të ndryshëm edhe ata kanë filluar aplikimet për t’u pajisur me leje. Konkretisht lejet e para që mund të jenë dhënë gjatë këtij viti mund të jenë 200 – 250 leje”.
Specialistët flasin edhe për rreziqet që mund të ketë shfrytëzimi keq i një pusi të hapur në zonat rurale, i cili mund të kontaminojë të gjithë pellgun ujëmbledhës të zonës.
“Shumica e puseve në fshatra janë ngjitur me vendin ku mbajnë bagëtinë. Që do të thotë një mundësi e jashtëzakonshme për t’u ndotur pusi nga nitritet. Shumica e gropave septike që janë në oborret e shumë fshatrave janë përsëri në të njëjtin territor me vendin ku është ndërtuar pusi. Nëse pusi nuk është çimentuar të paktën në pjesën e tij sipërfaqësore ose 1 – 2 metra poshtë sipërfaqes së pusit është maksimale mundësia e ndotjes me nitrite”. BW

Tags: gjobatpusettarifat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.