Nesër vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët, pra me temperatura në rënie.
Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen nga 8-16 gradë Celsius.
Temperaturat e larta 16 C do të jenë vetëm ditën e hënë dhe në pjesën e parë të ditës së martë, ku pastaj maksimalet do të ulën nën 10C .
Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit dhe më tej nga verilindja , shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/