Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Johannes Hahn: Shqipëria probleme me reputacionin, ja ç’duhet të zgjidhë për integrimin në BE

10/11/2017
INTERVISTA/ Johannes Hahn: Shqipëria probleme me reputacionin, ja ç’duhet të zgjidhë për integrimin në BE
Share on FacebookShare on Whatsapp
Intervistë ekskluzive për DW e komisionerit të BE për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgerimit. Hahn flet për lirinë e medias dhe perspektivën europiane.

Komisioner Hahn, në konferencën që po zhvillohet në Tiranë, “BE- Ballkani Perëndimor, Ditët e Medias” ju thatë se garantimi i lirisë së shprehjes dhe medias është një nga kriteret politike që duhet të plotësojnë vendet që aspirojnë të hyjnë në BE. Çfarë mbështetje politike mund t’u japë BE vendeve të Ballkanit Perëndimor për të përballuar sfidat që paraqet plotësimi i këtij kriteri?
Së pari kemi shumë probleme në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar gazetarët dhe për t’i mbështetur ata në kualifikimin e tyre profesional. Kjo është një gjë. Gjëja tjetër është që liria e shprehjes është një nga elementët kyҫ të procesit tonë të integrimit, të hapjes së negociatave për pranimin e vendeve kandidate në BE. Me vendet kandidate për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor, me të cilat kemi filluar negociatat e anëtarësimit, po shikojmë kapitujt 23 dhe 24 që merren pikërisht me lirinë e medias, shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit. Po i kryejmë negociatat duke i mbyllur këto kapituj, që nga fillimi deri në fund duke u kujdesur për lirinë e shprehjes dhe të medias. Dhe kjo është një nga elementët e shumtë që ndihmon për të përmirësuar cilësinë e medias në Ballkanin Perëndimor.

A ka gjasa që strategjia për të shndrruar median, në një fuqi transformuese në procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor të ketë përqasje rajonale, përderisa mangësitë, problemet dhe sfidat janë pak a shumë të njëjta?
Fuqia transformuese e medias po, por unë preferoj të flas për procesin dhe jo për negociata. Ndryshimi i sjelljes, i qëndrimit, kërkon kohë. Një zhvillim pozitiv ku mund të shihen arritje është lufta kundër korrupsionit. Nuk është vetëm e nevojshme të jetë në fuqi një legjislacion i duhur, por që ky legjislacion edhe të zbatohet. E njëjta gjë vlen edhe për zhvillimin e medias dhe mënyrën sesi gazetarët mund të bëjnë biznesin e tyre. Dhe këtu duhen parë rezultatet. Kjo është e mundur nëse ka një perspektivë europiane.

A mund të ketë një bashkëpunim rajonal edhe për të përballuar sfidat e garantimit të lirisë së shprehjes dhe të medias në kuadër të procesit të Berlinit?
Targeti, qëllimi i Procesit të Berlinit, është bashkëpunimi rajonal, pra një tjetër instrument, një mjet, element për të nxitur vendet të punojnë së bashku. Dhe nëse punojnë së bashku ka më pak oreks për të luftuar njëri-tjetrin. Ky është në parim koncepti europian. Dhe kjo na ndihmon edhe në fusha të thera si p.sh. shteti i së drejtës etj.

Cili është qëndrimi i vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në mesin e vitit të ardhshëm, 2018?
Pres që Progres-Raporti për Shqipërinë, që do të dalë në prill të vitit të ardhshëm, të jetë pozitiv. Po ashtu pres raport pozitiv edhe për vendet fqinje, të përfshira në proceset e integrimit: Maqedoninë dhe Malin e Zi. Nuk ka feedback negativ për Shqipërinë prej asnjërit nga vendet anëtare. Por Shqipëria duhet të zgjidhë problemn e azilkërkuesve në vendet e BE, pasi ai dëmton reputacionin e Shqipërisë në opinionin publik të vendeve anëtare. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në rrugën e duhur.

Tags: integrimi BEJohannes Hahnshqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.