Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Komisioneri Hahn takon Presidentin Ilir Meta, ja çfarë biseduan

10/11/2017
FOTO/ Komisioneri Hahn takon Presidentin Ilir Meta, ja çfarë biseduan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në takim Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit, Johannes Hahn. Meta mirëpriti zhvillimin e konferencës Ditët e Medias BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë, duke iu bashkuar mesazhit të Komisionerit Hahn se liria e shprehjes është një vlerë themelore dhe nxitëse e fuqishme e transformimit demokratik.  Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria e konsideron anëtarësimin në BE një projekt kombëtar strategjik, që meriton të gjithë angazhimin institucional dhe qytetar për plotësimin e 5 prioriteteve, zbatimi i të cilave do të sjellë çeljen e negociatave të anëtarësimit. Presidenti Meta vlerësoi se lufta e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe zbatimi i reformës në drejtësi duhet të njohin hapa të shpejtë e cilësorë përpara, jo vetëm në funksion të vendimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit por edhe në një plan afatgjatë për forcimin e sundimit të ligjit në vend. Duke vlerësuar investimin e madh të BE dhe ShBA në reformën në drejtësi, Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë jetike që ka zbatimi i qenësishëm i saj. Ai kërkoi vëmendjen e posaçme të ekspertëve të EURALIUS që asistojnë në këtë proces, për interpretimin e saktë të legjislacionit në interes të krijimit sa më të shpejtë e të besueshëm të institucioneve të reja të drejtësisë. Presidenti Meta dhe Komisioneri Hahn diskutuan edhe mbi zhvillimet në rajon, ku u theksua rëndësia që ka angazhimi i shtuar i BE për përshpejtimin e proceseve demokratizuese dhe integruese të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Meta gjithashtu theksoi rëndësinë jetike të anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, me bindjen se do të gjenerojë me shumë siguri për të gjithë rajonin, si dhe domosdoshmërinë e liberalizimit të shpejtë të vizave për Kosovën.

Tags: Ilir Metakomisioneri johanes hahnkrimi i organziuarnegociatat e anetaresimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.