Sonte, në shëtitoren e qytetit te Kukësit janë konfliktuar dy persona e në konflikt e sipër R. M., 17 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë A. M., 16 vjeç, banues në Kukës.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Kukësit, ku ka gjetur vdekjen.
Falë veprimeve të shpejta, Policia lokale beri te mundur kapjen e autorit të dyshuar.
Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime mëtejshme.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar thika e dyshuar si e përdorur nga autori.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të krimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/