Paraqitja e kryeministrit sot në Fier me xhaketë kostumi, me këpucë kostumi dhe me një palë shallvare nga poshtë, nuk ka pataksur vetëm qytetarët që e kanë parë live, por edhe gazetarin kosovar Berat Buzhala.
Ndryshe nga miku i tij Baton Haxhiu që këmbëngul se Rama po stilizon shijet e shqiptarëve, Buzhala ka shkruar një status në Facebook të shoqëruar me foton e Ramës sot në Fier.
“Ne rrethana normale nëse një Kryeministër del ne rruge i veshun qishtu, autoritetet e shëndetit mendor kërkojnë me e lidhe subjektin, deri ne permiresimin e gjendjes. Seriozisht e kam. Kjo nuk ka te beje kurrgjo me stil, as me mode, as me dreq. Thjeshte komplekse te pashëruara”, shkruan Buzhala.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/