DENONCIM/ A ndikoi vizita prej 5 orësh e gruas së Tahirit në...

DENONCIM/ A ndikoi vizita prej 5 orësh e gruas së Tahirit në ish-zyrën e tij për të ndryshuar qëndrimin e Ramës?

578
0
Shares

Të tjera detaje në lidhje me akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u publikuan sot nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Me një mesazh të publikuar në faqen e tij në Facebook, Basha thotë se Saimir Tahiri ka dy zyra në ambientet e Gardës së Republikës dhe një vizitë prej 5 orësh e bashkëshortes së tij në një prej këtyre ambienteve mund të ketë ndryshuar qëndrimin e Edi Ramës për ish-ministrin.
Postimi i Bashës:
Ja pse Rama e mbrojti Tahirin nga arresti, shkatërron provat në këmbim të heshtjes: “Jam një punonjës në Gardë. Me datë 17 tetor zonja e Sajmir Tahirit ka ardhur në darkë vonë dhe ka qëndruar në ish-zyrën e Sajmir Tahirit rreth 5 orë. Aktualisht Saimir Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës të cilat i administron dhe para 10 ditëve ka ardhur natën dhe ka qëndruar disa orë.”?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY