Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ASTRIT PATOZI/ Nuk trembet peshkaqeni me muzikë klasike, Ambasador!

07/11/2017
Negociatat, ambasadorët aktivë, Donald Lu i shkon përsëri në zyrë Edi Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp
Astrit Patozi

Të gjithë kishin marrë nga një grep në dorë sot për të kapur “peshkun e madh” të ambasadorit, megjithëse ai ishte imagjinar. Jo thjesht për rëndësinë e vendit të madh, që ai përfaqëson, por edhe për shkak të temës së nxehtë. E cila, natyrisht, që merr vlerë tjetër në kontekstin e tollovisë, që ka shkaktuar saga Tahiri, por jo vetëm ajo.
Shumë interesant, por jo i papritur, ishte fakti që të gjithë e kërkonin “kryepeshkun” te deti, liqeni, madje edhe te pellgu i tjetrit, por ky nuk është vetëm fenomen shqiptar. Duket pak si sport, ku rëndësi ka që të ketë peshk për t’u kapur.
Nuk u habita shumë që s’dëgjova njeri të thoshte “qëllofsh”, e cila është shprehja më tipike, që u pëlqen të dëgjojnë peshkatarët, kur shkojnë për të gjuajtur. Do të tingëllonte teatrale vërtetë, por a nuk është i tillë edhe premtimi se shumë shpejt do të vendoset drejtësia në këtë vend? Se po vjen, më në fund, dita e fitores mbi pandëshkueshmërinë dhe i barazisë së të gjithë qytetarëve para ligjit edhe në Shqipëri.
Të cilat kur shqiptohen prej udhëheqësve tanë, në kohë fushatash apo, kur kanë halle të mëdha, nuk bëjnë asnjë përshtypje, por kur dëgjohen në anglisht ose në një gjuhë tjetër prej të huajve, të paktën merren më shumë seriozisht.
Ndaj, me gjithë respektin për ambasadorët, nuk mendoj se Shqipëria sot ka nevojë për karrema entuziazmi, që lartësojnë një të ardhme të ndritur, e cila nuk ka për të mbërritur ndonjëherë. Boll e kemi, na del e na tepron patetizmi i timonierëve tanë, të cilët gati po na hiqen si viktima të shumëvuajtura të popullit të vet, që herë nuk i kupton dhe herë nuk i ndjek dot në projektet e tyre vizionare.
Ky vend ka nevojë për një sens realizmi, që mungon dëshpërimisht, prej shumë kohësh, jo rastësisht dhe as për arsye fati, por nga nevoja e peshkaqenëve vendas për të mos pasur kurrë sezon gjuetie ndaj tyre. Dhe ia kanë dalë mrekullisht deri tani. Është një meritë që u duhet njohur.
Ndaj të mos kemi kot iluzione se mund t’i trembim ata, duke tundur grepat në breg dhe duke luajtur muzikë klasike, në rast se nuk duam edhe ne të që të bëhemi pjesë e një shakaje të hidhur me problemin më të rëndë që ka ky vend prej shumë vitesh. Nëse e kemi seriozisht, nuk ka nevojë ta themi patjetër përpara, mjafton që ata të kapen.

Tags: Donald lupeshku i madh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.