Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALARMI/ Tatimet: 10,578 biznese janë mbyllur në Shqipëri nga janari në tetor

07/11/2017
ALARMI/ Tatimet: 10,578 biznese janë mbyllur në Shqipëri nga janari në tetor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sot ka përditësuar listën e subjekteve pasive deri në 25 tetor të këtij viti dhe numri i përgjithshëm i bizneseve në këtë listë arrin në rreth 103 mijë. Vetëm nga 1 janari deri në 24 tetor 2017 kësaj liste të bizneseve që janë mbyllur i janë shtuar plot 10,578 subjekte. Në krahasim me një vit më parë, është ulur dukshëm numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv. Në 2016-n, sipas listës së publikuar nga tatimet, rezulton të kenë kaluar në status pasiv rreth 22 mijë subjekte. Të paktën 25 për qind e bizneseve të mbyllura gjatë këtij viti i përket muajve shtator-tetor, kohë kur qeveria e re deklaroi nismën e saj për Anti-informalitet 3. Nga të dhënat e listës konstatohet se muajt e fundit ka pasur një numër të lartë biznesesh ambulante që kanë kaluar si pasiv. Tatimet nënvizojnë se publikimi i kësaj liste bëhet për të evituar që subjektet që janë aktivë të kryejnë transaksione me subjekte që janë pasivë.
Kush transferohet tek regjistri i pasivëve
Janë tre arsyet që mund të bëjnë që një subjekt të kalojë nga aktiv në listën e pasivëve. Sipas Tatimeve kjo ndodh në rastin kur subjekti nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm, apo nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm si dhe në rast se deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar. Pra në rast se njëri nga këto kushte plotësohet atëherë subjekti kalon në pasiv.
Borxhi tatimor i bizneseve pasive
Një nga problematikat që shfaqet për administratën tatimore është borxhi i lartë tatimor që mbarin bizneset pasive. Nëse në total në janë 146 mijë biznese me detyrime të papaguara pranë Tatimeve, më shumë se gjysma e tyre, 76 mijë janë biznese pasive. /Monitor.al/

 

Tags: janar-tetor 2017mbyllen bizneseTatimet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.