Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VITI 1980/ Lopët e tufëzuara do hanin me llogari – Lufta e egër e PPSH me njeriun dhe kafshët e buta

06/11/2017
Lefter Koka kompeson zgjedhësit e tij me lopët e Edmond Panaritit
Share on FacebookShare on Whatsapp
Nga Kastriot Dervishi

Vazhdojmë me çuditë e udhëheqjes së lartë komunistë në lidhje me procesin e tufëzimit dhe kufizimit të oborrit.
Më 4. 11. 1980 Byroja Politike zhvilloi mbledhjen vendimtare që lidhej me procesin e tufëzimit. Mbledhja me temë “Mbi disa probleme të oborrit kooperativist dhe për përsosjen e drejtimit, organizimit dhe shpërndarjes së produkteve të bagëtive të imëta të tufëzuara”, u përçua nga diskutime me karakter qesharak që tregonin më shumë se çdo gjë nivelin mediokër të një klase politike në fazën më të lartë të degradimit. Në mbledhjen dalin shumë fakte, madje edhe zhvillimi i 70 mijë gjyqeve proceduese në fshat.

Nga diskutimet e gjata, kam përzgjedhur disa copëza interesante

Hekuran Isai: Kooperativa bujqësore e Jub-Sukthit…, ka deri në 30 familje që marrin nga 800 deri në 1.000 lekë vetëm nga qumështi. Është njëfarë Selim Kelmendi i cili merr 1.600 lekë vetëm nga qumështi. Ka familje që shet 16 – 20 litra qumësht në ditë në ndërmarrjen e grumbullimit, pa përmendur atë që konsumon vetë. Një fenomen tjetër që po na shfaqet në Rrethin e Durrësit është se anëtarët po na shesin qumësht me shishe nëpër familjet; që në orën 5 të mëngjesit i ke njerëzit te dera me shishet e qumështit që i shesin. Ky është problem i madh dhe mjaft shqetësues mendoj unë.
Enver Hoxha: Dhe me shishe ua shesin?
Hekuran Isai: Po, me shishe. Lënë një shishe, marrin një tjetër, njëlloj si në dyqanet e bulmetit.
Enver Hoxha: Po, po.
Hekuran Isai: Unë mendoj që bagëtia e oborreve të kooperativës të zonës fushore duhet të hiqet…

***
Enver Hoxha: …Gjithashtu në oborr, kooperativisti mund të mbajë edhe pula fushe, por jo derra, gjela deti ose pata. E para, që të mos lejojmë më spekulime me këto lloj shpendësh dhe e dyta, të mos lejojmë më të rriten në oborr të tilla shpendë që dëmtojnë kooperativën. Gjeli i detit ose pata dëmton pronën kooperativiste, kurse pula e fushës nuk e dëmton se familja mund t’i mbajë këto edhe në qymez, ose të rrethuara brenda parcelës së oborrit. Sidoqoftë, edhe sikur të dalin të kullosin në tokat e kooperativës, ato nuk i dëmtojnë bimët, siç dëmtojnë patat ose pulat e detit.
Mehmet Shehu: Për gjelat e detit apo patat duhet të nisemi nga pikëpamja që t’i prodhojnë vetëm kooperativat dhe fermat dhe jo familjet, që të mos bëhen spekulime nga ana e këtyre.
Enver Hoxha: Ashtu është, të mos lejojmë të krijohen mundësi që të bëhen spekulime nga oborri.

***
Mehmet Shehu: Ju keni mendimin që tufëzimi i lopëve të bëhet edhe në mal, edhe në fushë?
Enver Hoxha: Unë mendoj që tufëzimin duhet ta bëjmë kudo, duke përfshirë edhe zonat malore, për arsye se edhe atje ka shumë punë për të bërë kooperativisti. Në qoftë se mendojmë ta angazhojmë atë me punë, bujqësia ka plot.

***
Mehmet Shehu: Lopët e përgjithësisht bagëtitë e oborreve kanë ngrënë pa llogari, kurse me tufëzimin do hanë me llogari.
Enver Hoxha: Ashtu është, kanë ngrënë pa llogari, por tani do hanë me llogari dhe do të hanë më mirë, sikurse do të shfrytëzohen më mirë.

Tags: Byroja Politiketufezat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.